Gjinekologia shqiptare shpallet mjekja më e mirë në Slloveni
Gjinekologia shqiptare shpallet mjekja më e mirë në Slloveni 28.09.2020 | 22:25
Gjinekologia nga Gostivari, Hatije Ismaili sot dekorohet nga presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, me çmimin “Mjeku më i mirë në gjithë Sloveninë”. Ajo falë numrit të lartë të pikëve u shpall fituese edhe e çmimit “Mjeku më i mirë i Slovenisë”. Ky çmim përfaqëson një akt krenarie jo vetëm për Gostivarin, vendlindjen e saj, por për mbarë shqiptarinë, shkruan Authentic Press.
 
Hatije Ismaili, u lind në Gostivar ku edhe kreu shkollën fillore, në Sh.F. Ismail Qemali (Mosha Pijade – asokohe) dhe dy vitet e para të shkollës së mesme. Më pas, u transferua në shkollën e mesme të mjekësisë në Mitrovicë ku kreu vitin e tretë, ndërsa të katërtin e kreu në shkollën e mesme të mjekësisë në Prishtinë. Më pas ka vijuar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Rijekë të Kroacisë. Specializimin në fushën e gjinekologjisë e ka kryer në Ljubljanë të Sllovenisë. Aktualisht punon dhe vepron në Novo Mesto të Sllovenisë. Është doktoreshë e licensuar e mjekësisë, e specializuar në gjinekologji, me një eksperiencë të madhe dhe profesionale në fushën ofurogjinekologjisë.
 
Në mediat sllovene ajo shpesh konsiderohet si një model integrimi i emigrantëve në shqoerinë sllovene e cila ka thyer stereotipet për gratë emigrante: që ato kryesisht qëndrojnë prapa mureve të shtëpisë, nuk janë të arsimuara, nuk punojnë dhe nuk vijnë në takimet e prindërve dhe orët e fjalimeve në shkollë.
 
Pas studimeve për mjekësi në Kroaci, ajo u transferua në Novo Mesto 16 vjet më parë, mori një punë si gjinekologe në spitalin e përgjithshëm lokal  ku ende punon dhe krijoi një familje. Sot ai ndihet si në shtëpinë e tij në Slloveni. / KultPlus.com
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave