Dy kadetët e parë kosovarë në SHBA: Jemi krenar që Trump do dëgjoj për suksesin e Kosovës!
Dy kadetët e parë kosovarë në SHBA: Jemi krenar që Trump do dëgjoj për suksesin e Kosovës! 13.06.2020 | 12:00
Për herë të parë dy kadetë nga Kosova do të diplomojnë në Akademinë më prestigjioze ushtarake në SHBA, Uest Point.
 
Dy kosovarët, Arelena Shala dhe Yll Dalladaku, kanë shkruar historinë sot, shkruan IndeksOnline.
 
Arelena Shala në një intervistë ka thënë se ndihet shumë krenare kur në skenë do të thirret emri i Kosovës dhe presidenti i SHBA-së do të dëgjoj për suksesin e vendit të saj.
 
“Kjo më bën të ndihem edhe më shumë krenare, pasiqë kur ec në skenë më thirret emri, gjithashtu edhe i Yllit, gjithashtu do të përmendet edhe emri i Kosovës, dmth jam edhe më shumë krenare që presidenti i SHBA-ve do ta dëgjoj dhe do të dij se Kosova ka qenë e suksesshme edhe në “Uest Point”
 
Nuk kam qenë e vetme në këtë rrugëtim e sigurt që do t’ia dedikoja arritjet e mija edhe shumë të tjerve, familjes sime dhe miqët e mi por mbi të gjitha do ta falënderoja FSK dhe SHBA-të që më kanë mundësuar të jem këtu”, tha ajo në VOA.
 
Ndërsa, Yll Dalladaku, tha se është ndjenjë e jashtëzakonshme të përfaqësosh Kosovën në vend si “Uest Point”.
 
“Aq më tëpër ndihem krenar që kam përfaqësuar imazhin e vendit tim në një vend si West Point ku përfaqsohen shumë shtete.
 
Besoj se të gjitha aftësit dhe dituritë që kemi fituar këtu kanë qenë për mua jashtëzakonisht e veqantë. Ka qenë përgjegjësi e madhe që ta prezantoj Kosovën por ka qenë edhe motivim jetësor.
 
Është ndjenjë e jashtëzakonshme  të përzantosh diqka që është më e madhe se vetja jote dh ekjo më ka shtyrë që të kujdesem më shumë për të tjerët sesa për vetën”, tha ai./IndeksOnline/
 
 
 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave