Kosova e Shqipëria shënojnë Ditën Botërore të Turizmit, kërkojnë përkrahje institucionale
Kosova e Shqipëria shënojnë Ditën Botërore të Turizmit, kërkojnë përkrahje institucionale 27.09.2020 | 09:54
Me rastin e ditës botërore të turizmit është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet unionit të turizmit të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, raporton Ekonomia Online.
 
Me këtë rast, u kërkua përkrahja institucionale, të cilët thanë se pandemia COVID-19 e ka dëmtuar shumë këtë sektor, por që shprehen bindjen se shumë shpejt do t’i kthehen normalitetit.Kryetari i Unionit i Turizmit të Kosovës (UTK), Baki Hoti ka thënë se pandemia ka shkaktuar shumë dëme në sektorin e turizmit.
 
Mes tjerash ai ka thënë se turizmi nuk njeh kufi dhe duhet bashkëpunim më i thellë me Shqipërinë.
 
“Turizmi nuk njeh kufi dhe duhet të bashkohemi dhe kontribuojmë në turizmin e të dy vendeve. Pandemia këtë vite ka shkaktuar dëme në sektorin e turizmit dhe qysh nga marsi turizmi është në pikën zero dhe shpresoj që gradualisht ti kthehemi normalitetit”, ka thënë Hoti, raporton EO.
 
Madje ai ka kërkuar edhe përkrahjen e institucioneve të vendit, si dhe të votohet ligji për rimëkëmbjen ekonomike.
 
“Kërkohet një mbështetje institucionale siç e kanë bërë krejt shtetet dhe ne po e vërejmë që pakoje e parë për rimëkëmbje ende nuk ka kaluar dhe kjo ndikon shumë keq”, tha ai.Nexhat Ramadani zëvendësministër i Tregtisë dhe Industrisë ka thënë se Kosova mund ta përdor turizmin për zhvillimin ekonomik të vendit.
 
“Turizmi modern është i lidhur ngushtë me zhvillimin ekonomik, andaj edhe Kosova si shtetet në zhvillim mund të përdor turizmin për zhvillim ekonomik në tërësi. Ne e kemi të gatshëm draftin për ligjin e ri të turizmit ku përcaktohen rregullat bazë  të promovimit të turizmit në Kosovë”, tha Ramadani, raporton EO.
 
Lindita Cervadiku zyrtare nga komuna e Prishtinës në fushën e turizmit ka thënë se komuna e Prishtinës ka ndërmarr hapa konkret për rimëkëmbjen e turizmit.“Pandemia ka ndikuar shumë keq edhe në komunën e Prishtinës. Kemi planifikuar shumë hapa për rimëkëmbjen e turizmit në Prishtinë”, u shpreh ajo.
 
Rrahman Kasa kryetar i unionit të turizmit të Shqipërisë ka thënë se turizmi është bërë industri që po sjellë shumë të ardhura.
 
Madje ai kërkoi që të ulët TVSH-ja në Kosovë sic është në Shqiperi.“Turizmi sot është bërë një industri që po sjell shumë të ardhura dhe në Shqipëri turizmi është sektori i dytë.
 
Shpresoj që të arrihen kërkesat e turizmit të Kosovës dhe realizohet ulja e TVSH prej 8 për qind në Kosovë është shumë mirë, kurse ne në Shqipëria e kemi 6%”, tha ai./Ekonomia Online
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave