Shtëpia botuese e Kishës Katolike të Kosovës “Drita” promovoi botimet e vitit 2016
Shtëpia botuese e Kishës Katolike të Kosovës “Drita” promovoi botimet e vitit 2016 10.02.2017 | 12:00
Shtëpia botuese e Kishës Katolike të Kosovës, “Drita”, këto ditë në Prishtinë, promovoi botimet e vitit 2016. Para dashamireve te librit, ne rezidencën e ipeshkvit te Kishës katolike te Kosovës ne Prishtine, me 9 shkurt 2017,u shpalosen aspektet e ndryshme te gjashte veprave. Me hollësisht nga Prishtina shërbimi Rabie Ibrajt...
 
 
 
“Ne e dime qe Krishti eshte drita e botes! E, per fat te mire kjo drite eshte ndezur ne popullin tone permes Kishes, here me pak e here shume,  por vazhdon te shkelqej edhe sot me gjithe fuqine e saj, te rrezatoj dhe te jap energji, sepse per ne, Zoti eshte dashuri, eshte i meshirshem e i dhimbshem. Zoti eshte babe qe na do dhe ai e ka ndezur kete drite permes Sakramenteve. Keshtu qe,  veprimtaria e madhe e prifterinjeve tane ne te kaluaren eshte mbeshtetur ne keto tri dimensione, drite qe ngrohe, shkelqen dhe jep energji, dhe kurre nuk kane lejuar qe populli i yne te bije ne erresiren e plote dhe te shuhet drita e Kishes, e te ardhmes dhe e vertetes brenda popullit tone”,  keshtu tha shkelqesia e tij, Imzot Dode Gjergji me rastin e promovimit te veprave  te reja te SHB “Drita” te realizuara gjate vitit te kaluar.
  
 
Ne rezidencen e ipeshkvit te Kishes katolike te Kosoves ne Prishtine, me 9 shkurt 2017, para dashamireve te librit u shpalosen nga dimensione te ndryshme gjashte veprat e botuara:
 
Imzot Pjeter Bogdani, Ceta e Profeteve I dhe II, prezantoi prof. Anton Berishaj.
 
Imzot Lush Gjergji: Jeta, Dashuria, Deshmia, Pershpirteria e Nenes Tereze, foli prof. Xhavit Beqiri.
 
Isak Shema: Josip Rela, jeta dhe veprimtaria letrare, prezantoi Imzot Lush Gjergji.
 
Ndersa, per tre librat tjere me autore:
 
Enzo Bianchi, Meditime për meshtare, 
 
Don Anton Ukaj, Sakramentet, kuptimi e domethenia e tyre dhe
 
Don Lush Gjergji, Te meshirshem porsi Ati, beri nje permbeledhje bukur voluminoze, Don Tome Mihaj.
 
Pas prezantimit te ketyre botimeve, Imzot Dode Gjergji pasi falenderoi te pranishmit per pjesmemarrje dhe drejtuesit e SHB “Drita” per kontributin e dhene, tha se perms ketyre librave,  e sidomos atij te Bogdanit, ne kohen kur te gjithe kane menduar se kjo Drite do te shuhej, ja qe nje gace kishte mbetur ne hi.  Bogdani, edhe pse nuk ka mund te shkelqej driten e vet ne plotnine e saj, e ka pase ngrohtesine e zjarrit qe te mund te ndeze mendjen e Rugoves, mendjen time, mendjen tende, mendjen e gjithe njerezve, sepse, kjo drite nuk shuhet!. “Ndersa, shkelqimi i gjithe kesaj drite eshte Nene Tereza, e cila ka bere qe te rrezatoj skaj me skaj botes, qe kjo drite te ngrohe shpirtin, ti jep energji jetes, shkelqen dhe e ndrite rrugen e njeriut drejte te mires, drejte paqes e pajtimit, drejte sherbimit, vuajtjes, sakrifices, gezimit dhe drejte shpreses”, tha ipeshkvi.
 
Duke vleresuar punen e kesaj shtepie botuese, ai tha ne vazhdim se “Drita” po kryen nje rol te veçante, vazhdon te ndeze driten e idealeve te reja te nje populli me ideale te konsumuara. “Ne e kishim ideal lirine, shtetin, paqen…te gjitha keto i arritem. Por, nuk pat nder ne fuqi qe do te krijonte ideale te reja, ne menyre qe, ato qe i kemi mberri  te dime t,i perdorim. Keshtu qe, Kisha dhe SHB “Drita”, do te mundohen qe te nxisin ideale te reja, se si duhet te behet e frytshme paqja, si duhet te perdoret ne menyre te frytshme liria dhe se si duhet te punohet ne nje te ardhme per te gjithe ne, ne menyre qe, te kemi nje perparim e prosperitet te gjithanshem te kombit e vendit tone”, tha Imzot Dode Gjergji, ne permbylljen e promovimit te librave te SHB “Drita”, qe vepron ne kuader te Kishes Katolike ne Kosove.  
 
Nga Prishtina Rabie-Mrika Ibraj
(Radio Vatikani)
 
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.