Dom Artur Kola doktoron nё tё drejtёn kanonike tё Kishёs me “Mbrojtja e lirisё fetare nё Shqipёri’
Dom Artur Kola doktoron nё tё drejtёn kanonike tё Kishёs me “Mbrojtja e lirisё fetare nё Shqipёri’ 03.06.2020 | 00:00
Pas katër vjet sdudimesh pranë Universitetin Papnor tё Lateranit në Romë, mё 3 qershorit e kaluar, meshtari shqiptar dom Artur Kol, mbrojti tezёn e doktoraturës mbi temën “Mbrojtja e lirisë fetare në sistemin Juridik të Shqipërisë”.
 
Pas katër vjet sdudimesh pranë Universitetin Papnor tё Lateranit në Romë, mё 3 qershorit e kaluar, dom Artur Kola,  meshtari i parë nga Kisha katolike e Shqiperise që studion e formohet pranë Akademisë Kishtare, institucionit që përgatit meshtarët për shërbimin diplomatik të Selisë Shenjte, mbrojti tezёn e doktoraturës mbi temën “Mbrojtja e lirisë fetare në sistemin Juridik të Shqipërisë”. Pёr shkak tё situatёs sё krijuar nga koroavirusi, dom Aturi aktin akademik e mbrojti, nga selia dioqezne së Sapës, nё Vau-Dejёs, nё lidhje tё drejtpёdrejt pёrmes internetit me Universitetin papnor tё Lateranit nё Romё. Punimin shkencor doktoraturёs Dom Arturi ia kushton “Martirëve Shqiptarë, burrave e grave të kohës sonë, që në shumë anë të botës vuajnë për shkak të përkatësisë fetare; me dëshirën që njerëzimi të bëhet më i vetdijshëm, se feja e vërtetë banon në liri”.  Po mё hollёsisht nga Vau-Dejёs tё ndjekim shёrbimin e Violeta Marashit..
 
 
Feja mbrohet jo duke vrarë por duke vdekur për të,
 
jo me mizori por me durim e vuajtje, jo me krim por me besnikëri…
 
Në fakt, asgjë më tepër se feja nuk themelohet në liri.
 
(Lattanzio, Divina Institutiones, V, 19).
 
DOM ARTUR KOLA MBRON DOKTORATURËN
 
NË TË DREJTËN KANONIKE ME TEMË:
 
MBROJTJA E LIRISË FETARE NË SISTEMIN JURIDIKETË SHQIPËRISË
 
Efektet e respektimit të instrumenteve përkatëse ndërkombëtare
 
Pas katër vite sdudimesh në Universitetin Papnor Lateranas në Romë, pasditen e 3 qershorit 2020, në Rezidencën e Ipeshkvisë së Sapës, u mbajt akti solemn akademik i mbrojtjes së doktoraturës nga meshtari dioqezan, dom Artur Kola me temën “Mbrojtja e lirisë fetare në sistemin Juridik të Shqipërisë”.
 
Për shkak të pandemisë botërore, dom Arturi u riatdhesua në Shqipëri, dhe prezantimi i temës u bë në lidhje online me profesorët e Universitetit Papnor, të cilët e kanë ndjekur punimin e tij. Të pranishëm në këtë ceremoni ishte ipeshkvi i Sapës, Imzot Simon Kulli, Ipeshkvi i Rrëshenit, Imzot Gjergj Meta, Vikari Gjeneral i Sapës, dom Robert Kola, meshtarë e motra të dioqezës, si dhe familjarët dhe miqtë e dom Arturit.
 
Në fillim u mbajt hapja e mirëseardhjes nga ana e Presidentit të Komisionit të Doktoraturës Prof. Vincenzo Buonomo, i cili vlerësoi këtë moment mjaft të rëndësishëm për arritjet e dom Arturit, një sukses i mëtejshëm në jetën e tij meshtarake dhe në jetën e kishës dhe të Selisë Shenjte. Më tej, profesori i dha fjalën dom Arturit për të prezantuar tezën e tij, e cila zgjati 20 minuta.
 
 Si fillim dom Arturi e nisi prezantimin me një përvojë personale, ku citoi se: “Pas lindjes sime, si bëhej zakonisht, prindërit e mi shkuan të më regjistrojnë në Zyrën e gjendjes civile me një emër që lidhej direkt me fenë e krishterë. Punëtori kundërshtoi menjëherë zgjedhjen dhe dëshirën e prindërve dhe vendosi para tyre një listë me emra, të përpiluar me kujdes nga regjimi komunist dhe u detyruan të zgjidhnin emrin që mbart edhe sot. Sipas ligjit, emrat e fëmijëve nuk duhet të shfaqnin asnjë lidhje me përkatësinë fetare”
 
Pikërisht kjo plagë dhe kjo përvojë e jetës së tij personale që ka trashëguar nga komunizmi, që në një farë mënyre ka kushtëzuar jetën e tij, ka qenë motivimi kryesor i dom Arturit, për të filluar një kërkim historik dhe juridik mbi të drejtën natyrore dhe themelore të lirisë për të zgjedhur në çështje që kanë lidhje me fenë.
 
Punimi është i ndarë në 4 kapituj:
 
Në kapitullin e parë trajton lirinë fetare në sistemet juridike shtetërore dhe në të drejtën Kanonike.
 
Me kapitullin e dytë analizon përshtatjen e sistemit juridik shqiptar me kuadrin ndërkombëtar  dhe rajonal në  fushën e lirisë fetare.
 
Në kapitullin e tretë analizon mbrojtjen e dimensionit individual dhe komunitar të lirisë fetare, si edhe garancitë penale që ofron sistemi juridik shqiptar ndaj ndienjes fetare.
 
Në kapitullin e katërt shtjellon dhe analizon zhvillimin historik të marrëdhënieve diplomatike mes Selisë së Shenjte dhe Republikës së Shqipërisë dhe analizohet kuadri juridik që buron nga akordet dypalëshe.
 
Nisur nga puna dhe studimi i këtij punimi, Komisioni i doktoraturës i përbërë nga profesorët Vincenzo Buonomo, Silvia Angeletti dhe Matteo Nacci, dhanë vlerësimin maksimal për kandidatin dom Artur Kola.
 
Mes emocioneve të shumta dom Arturi dhe të gjithë të pranishmit e kanë pritur këtë moment final, ku konkretizon të gjithë mundin dhe sakrificat e tij për të ardhur deri këtu. Siç shprehet edhe vetë ai: “Ne jemi si xhuxhë në shpatullat e gjigandëve”, përmes së cilës shpreh gjithë mirënjohjen dhe falenderimet e tij personale për të gjithë ato persona “gjigandë” që në mënyra të ndryshme ia kanë mundësuar të shikojë më larg, me këshillat e tyre, më miqësinë e tyre e me afërsinë e tyre, duke lehtësuar vështirësitë e këtij shtegtimi.
 
Gjithashtu,  këtë punim Dom Arturi ia dedikon Martirëve Shqiptarë, burrave e grave të kohës sonë, që në shumë anë të botës vuajnë për shkak të përkatësisë fetare; me dëshirën që njerëzimi të bëhet më i vetdijshëm, se feja e vërtetë banon në liri.
 
Dom Artur Kola renditet si meshtari i parë që ka studiuar pranë Akademisë Kishtare, një institucion ky që përgatit meshtarët për trupin diplomatik të Selisë Shenjte. Tashmë dom Arturi do vazhdojë një udhëtim tjetër drejt diplomacisë Kishtare dhe është në pritje të dërgohet të shërbejë në një Nunciaturë, në shërbim të Kishës Universale dhe Selisë së Shenjtë. Dioqeza e Sapës falenderon Zotin për thirrjen e dom Arturit dhe e shoqëron me lutje meshtarin e saj që do jetë në radhët e kësaj diplomacie dhe do vendoset në shërbimin diplomatik të Selisë Shenjte.
 
Nga Vau-Dejes Violeta Marashi
/Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave