Dom Marjan Paloka, koha e Kreshmëve na ndihmon të rizbulojmë Zotin
Dom Marjan Paloka, koha e Kreshmëve na ndihmon të rizbulojmë Zotin 20.02.2021 | 12:00
Me kremtimin e së Mërkurës së Përhime, Kisha katolike hyri në një kohë të fortë shpirtërore e liturgjike,atë të Kreshmëve, që paraprijnë, përgatit e çon drejt Pashkëve. Në ritet liturgjike të së Mërkurës së Përhime dëgjuam ftesën për t’u kthyer tek Zoti, shprehur përmes formulës “Pendohuni e besoni në Ungjill!", ose “Kujtohu se je hi e në hi do të kthehesh!”.
 
Me kremtimin e së Mërkurës së Përhime, Kisha katolike hyri në një kohë të fortë shpirtërore e liturgjike: atë të Kreshmëve, që paraprijnë, përgatit e çon drejt Pashkëve. Në ritet liturgjike të së Mërkurës së Përhime dëgjojmë përsëri ftesën për t’u penduar para Zotit, të shprehur përmes formulës “Pendohuni e besoni në Ungjill”, ose “Kujtohu se je hi e në hi do të kthehesh!”.
 
Liturgjia e së Mërkurës së Përhime na tregon, pra, se kthesa e zemrës tek Zoti është përmasa themelore e kohës së Krezhmëve. E kjo thirrje ndjehet fuqimisht gjatë ritit të përhirjes. E riti i së Mërkurës së Përhime ka një kuptim të dyfishtë: lidhet me ndryshimin e brendshëm, kthesën e pendesën dhe na kujton brishtësinë e njeriut.
 
Kjo me pak fjalë është domethënien e liturgjisë së lashtë romake të së Mërkurës së Përhime.
 
Kisha na kutjon se koha e Krezhmëve është kohë pendese, lutjeje, kohë veprash bamirësie dhe kthimi në rrugën e Zotit. Kreshmët janë periudhë  reflektimi, lutjeje, pendese dhe agjërimi nga materializmi. Kёshtu na ndihmojnë të zbulomë gëzimin që mbush përplot zemrën e që vjen nga Zoti. Tri janë tipare që karakterizojnë kohën e Kreshmёve janё: pendesa, agjërimi dhe lutja. 
 
Agjërimin si dhe praktikat tjera krezhmore si lëmosha, lutja e pendesa, tradita e krishterë i konsideron si ‘armë’ shpirtërore për të luftuar të keqin, të keqen dhe veprat e veset mbrapshta që na largojnë nga dashuria jetëdhënëse e Zotit. Kreshmët janë kohë e volitshme për t’u kthyer tek Hyji dhe për të gjetur shijen, bukurinë, kuptimin dhe cakun e jetës. Kështu, koha e Kreshmëve, që sapo filluam, na ndihmon  të rizbulojmë bukurinë e pranisë së Zotit në jetën tonë. Mbi kohën e praktikat e Kreshmëve flasim me dom Marjan Palokën, ta dëgjojmë në mikrofonin e dom David Xhuxhës...
 
/Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave