Haxhi Bujar Spahiu: dokumenti mbi Vёllazёrimin Njerёzor, gur themeli pёr familjen botёrore
Haxhi Bujar Spahiu: dokumenti mbi Vёllazёrimin Njerёzor, gur themeli pёr familjen botёrore 01.02.2021 | 12:00
Mё 4 shkurtin e ardhshëm bie Dita Botërore e Vëllazërimit Njerëzor, qё përkon edhe me përvjetorin e nënshkrimit të Dokumentit për Vëllazërimin Njerëzor nga Papa Françesku dhe Imami i Madh Ahmad Al-Tayyeb në Abu Dabi më 4 shkurt 2019. Mbi kёtё flet Haxhi Bujar Spahiu – Kryetar i Komunitetit Mysliman nё Shqipёri.
 
Mё 4 shkurtin e  ardhshëm bie Dita Botërore e Vëllazërimit Njerëzor, vendosur nga Kombet e Bashkuara. Ajo përkon edhe me përvjetorin e nënshkrimit të Dokumentit për Vëllazërimin Njerëzor nga Papa Françesku dhe Imami i Madh i Al-Azharit, Ahmad Al-Tayyeb, në Abu Dabi, më 4 shkurt 2019.
 
Në parathënien e Dokumentit historik mbi “Vëllazërimin Njerëzor” pohohet se “feja e bën besimtarin të shohë tek tjetri vëllain për t’u mbështetur e për t’u dashur”; pastaj, dënohet fuqishëm terrorizmi e dhuna në emër të Hyjit: “Zoti nuk dëshiron që emri i Tij të përdoret për të terrorizuar njerëzit”. Pra, është fjala për “një dokument të menduar me sinqeritet dhe seriozitet”, që i fton “të gjithë njerëzit, që mbajnë në zemër fenë në Zotin dhe besimin në vëllazërimin njerëzor, të bashkohen dhe të punojnë së bashku”. "Dokumenti mbi vëllazërimin njerëzor për paqen botërore dhe bashkëjetesën" është një tekst i guximshëm dhe profetik në shërbim të njerëzimit të plagosur nga ndarjet dhe fanatizmat ideologjike.
 
Papa Françesku dhe Imami i Madh flasin “në emër të Zotit, që i krijoi të gjitha qeniet njerëzore të barabarta, përsa u përket të drejtave, detyrave dhe dinjitetit”, “në emër të shpirtit të pafajshëm njerëzor, që Hyji nuk lejon të vritet”, “në emër të të varfërve”, të “jetimëve dhe të vejushave, të refugjatëve dhe të mërguarve, të të gjitha viktimave të luftës” dhe “të persekutimit”. Al-Azhari së bashku me Kishën Katolike “deklarojnë se e bëjnë të vetën udhën e kulturës së dialogut; qëndrimin e bashkëpunimit të  përbashkët; metodën dhe kriterin e njohjes reciproke”.
 
Dokumenti i Abu Dabit në realitetin shqiptar
 
Përvjetori i dytë i dokumentit të Abu Dabit është i rëndësishëm edhe për realitetin shqiptar, gjithnjë i karakterizuar nga bashkëpunimi e nga bashkëjetesa ndërmjet feve të ndryshme. Haxhi Bujar Spahiu shpjegon se ai është pritur me interes nga Komuniteti Islam i Shqipërisë. Gjithashtu, komenton guximin  e Papës Francesku e të Imamit Al Tayyeb, që nënshkruan një dokument të tillë, duke theksuar se komuniteti islam e ai katolik i Shqipërisë mund të mësojnë gjëra të reja nga gjestet e Papës e të Al Tayyeb për dialogun  e takimin e ndërsjellë. Jep edhe mendimin e tij mbi mënyrën si mund të mishërohet ky dokument në jetën e dy bashkësive të ndryshme fetare ndër shqiptarë. Së fundi, mesazhi i kreut të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, me rastin e këtij përvjetori.
 
Por le ta dëgjojmë vetë Haxhi Bujar Spahiun, nё mikrofonin e Elidon Dodajt, pёr Radio Vatikanin – Vatican News...
 
 
/Radio Vatikani 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave