Imzot Arjan Dodaj: Koha e Ardhjes dritё shpirti, festa Flamurit kthim tek rrёnjёt e identitetit
Imzot Arjan Dodaj: Koha e Ardhjes dritё shpirti, festa Flamurit kthim tek rrёnjёt e identitetit 27.11.2020 | 12:00
Në një reflektim për Kohën e Ardhjes, që fillon të dielën, më 29 nëntor, një ditë pas Festës së Flamurit, ipeshkvi ndihmës në kryedioqezën metropolite Tiranë-Durrës, imzot Arjan Dodaj, u bën thirrje besimtarëve të kthehen kah vlerat e vërteta e kah Zoti, edhe për të dalë më të mirë nga pandemia e koronavirusit.
 
Koha e Ardhjes të jetë dritë, Festa Flamurit tё na kujton rrёnjёt e vlerat e kombit
 
“Populli që ecte në errësirë, pa një dritë të madhe”: kjo frazë e Biblës është lajtmotivi i reflektimit të ipeshkvit ndihmës në kryedioqezën metropolite Tiranë-Durrës, imzot Arjan Dodajt, në prag të së dielës së parë të Kohës së Ardhjes që sivjet, për shqiptarët, përkon edhe me Festën e Flamurit dhe të Pavarësisë.
 
Duke pasur parasysh periudhën, në të cilën jetojmë e pandeminë e koronavirusit, me pasojat e saj të rënda edhe mbi popullin shqiptar, imzot Dodaj u bën thirrje besimtarëve të kthehen kah vlerat e vërteta e kah Zoti, që nga kjo errësirë të ecin drejt dritës së Krishtlindjes. E nuk i shpëton edhe rastësia e këtij viti, në të cilin Koha e Ardhjes nis vetëm një ditë pas Festës së Pavarësisë, me ftesën për t'iu kthyer tek rrënjët tona, tek identiteti e uniteti i etërve tё kombit.
 
Ta dëgjojmë  imzot Arjan Dodajn…
 
 
/Radio Vatikani 
 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave