Kremtimi i festёs së Shёn Jeronimit nё Kishёn dioqezane Prizren-Prishtinё
Kremtimi i festёs së Shёn Jeronimit nё Kishёn dioqezane Prizren-Prishtinё 28.09.2020 | 12:00
Sivjet bie Jubileu i 1600-vjetorit të kalimit në amshim të Shën Jeronimit, e kёtё përvjetor do e shёnojё nё mënyrë tё veçantë Kisha dioqezane Prizren-Prishtinë, siç pohon nё mikrofonin e redaksisë shqipe tё Radio Vatikanit – Vatican News, ipeshkvi imzot Dodё Gjergji, duke nёnvizuar lidhjen e krishterimit tek Ilirёt me Kishёn Universale.
 
Nesёr mё 30 shtator kalendari kishtar përkujton Shën Jeronimin, meshtar e doktor i Kishës. Një nga figurat më të shquara të Kishës katolike gjatë shekujve të parë mbas ediktit kostandinian, Shën Jeronimi qe polemist i mprehtë, skripturist i thellë dhe punëtor i palodhshëm.
 
Shën Jeronimi ia kushtoi tërë jetën studimit të Biblës aq, sa Papa Benedikti XV, e shpalli “dijetar të Kishës në interpretimin e Shkrimeve të Shenjta.
 
Jeronimi nënvizonte gëzimin dhe rëndësinë që buron nga familjarizimi me tekstet biblike: “Thua s’të duket se banon në mbretërinë e qiejve që këtu në tokë, kur jeton ndërmjet këtyre teksteve, kur i mediton, kur nuk njeh e nuk kërkon asgjë tjetër, veç tyre?” (Ep. 53, 10).
 
Në të vërtetë, dialogu me Hyjin, me fjalën e Tij, në një farë mënyre do të thotë prani e Qiellit, dmth prani e Hyjit. Të lidhesh ngushtë me tekstet biblike, sidomos me Besëlidhjen e Re, ka rëndësi themelore për besimtarin, sepse “të mos njohësh Shkrimin Shenjt, do të thotë të mos njohësh Krishtin”.
 
Sivjet bie Jubileu i 1600-vjetorit të kalimit në amshim të Shën Jeronimit, e kёtё përvjetor do e shёnojё nё mënyrë tё veçantë Kisha dioqezane Prizren-Prishtinë, siç pohon nё mikrofonin e redaksisë shqipe tё Radio Vatikanit – Vatican News, ipeshkvi imzot Dodё Gjergji, duke nёnvizuar lidhjen e krishterimit tek Ilirёt me Kishёn Universale, ta dëgjojmë…
 
 
/Radio Vatikani  
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave