Libri ‘Shën Jozefi – shenjti më i afërt i Jezusit’, në shqip
Libri ‘Shën Jozefi – shenjti më i afërt i Jezusit’, në shqip 24.01.2021 | 12:00
Shёn Jozefi shembull pёrvujtёrie e kujdesi pёr tё gjithё. 'Shën Jozefi – shenjti më i afërt i Jezusit' (Il Santo Più vicino a Gesù,) njё libёr nё gjuhёn shqipe, nё kuadrin e Jubileut tё ‘Vitit tё Shёn Jozefit’, i at Tarcisio Stramare përkthyer nga dom Jeton Thaqi e botuar nga ‘Drita’, mё 2020 nё Prishtinë.
 
Nё kuadrin e Jubileut tё ‘Vitit tё Shёn Jozefit’, shpallur nga Papa Françesku më Letrën Apostolike “Patris corde” - “Me Zemrën e Atit”, nё dhjetorin e kaluar, kohёve tё fundit, nё Kosovё, doli nё dritё nё gjuhёn shqipe libri kushtuar Pajtorit Qiellor tё Kishё Universale me titullin ‘Shën Jozefi – shenjti më i afërt i Jezusit’ (Il Santo Più vicino a Gesù,) vepёr e at Tarcisio Stramare, përkthyer nga dom Jeton Thaqi e botuar mё 2020 nga ‘Drita’, nё Prishtinë. Botimi u bë edhe në kuadrin e 115 vjetorit të themelimit të famullisë kishtare të Shë Jozefit në Stubëll (më 1 shkurt 1905), dioqeza Prizren-Prishtinë.
 
Po kujtojmё se nё gjuhёn shqipe kemi edhe njё botim tjetёr kushtuar Shёn Jozefit, ёshtё vepra e ipeshkvit ndihmёs tё kryedioqezёs sё Shkodrёs, imzot Zef Simoni “Jeta e Shën Jozefit”, botuar nё Tiranё mё 1994.
 
Pёr Shën Jozefin, fatin e Marisë së Nazaretit, nuk mund të hartohet një biografi siç bёhet për shenjtorët e tjerë, sepse figura dhe misioni i tij e vendosin atë aq afër Krishtit, saqë Jozefi duhet vёshtruar në dritën e misterit të Mishërimit të Hyjit, qё ёshtё themeli i shëlbimit. Kjo broshurë e ilustruar ‘Shën Jozefi – shenjti më i afërt i Jezusit’  e konsideron figurën e Shёn Jozefit qendrore për fenё e krishterë nën dy aspekte: teologjik dhe atё tё "pёrmasёs fetare" (festat liturgjike, praktikat e devotshme, traditat popullore....). Përveç kёsaj, përmes një serie "pyetjesh e përgjigjesh", në librin ‘Shën Jozefi – shenjti më i afërt i Jezusit'  trajtohen disa çёshtje të veçanta që përmenden shpesh kur flitet për shenjtin. 
 
Duke krahasuar Shën Jozefin, njeri i fortё dhe i heshtur, me llambën shtëpiake, e cila shpërndan rrezet e saj të dobishme plot dritё në "shtëpinë e Zotit", Kishё, Papa Shёn Pali VI pohon se Shёn Jozefi driçon në Kishё dhe nё jetёn e besimtarit me shembullin dhe shёrbimin e tij tё heshtur e tё pakursyer plot dashuri ndaj Jezu Krishtit. Kisha, pra, na fton ta imitojmë Shën Jozefin që e donte familjen e vet, pa përdorur kurrë fjalë të mëdha. Që i bënte mirë miqve, fare pa bujë. Që ishte gjithnjë i pranishëm, pa u dukur kurrë. 
 
Shën Ambrozi komenton se Zoti e zgjodhi Shën Jozefin, sepse ëmbëlsia e drejtësia e tij e bënte tejet të denjë në cilësinë e dëshmitarit. Jozefi i Nazaretit është njeriu, që edukoi e rriti vetë Zotin. Është shembulli, që Zoti i mishëruar, Jezu Krishti pati çdo ditë parasysh për të kuptuar ç’do të thotë të jesh njeri, që e përdor për mirë talentin e inteligjencën e që përforcon ditë për ditë dhuratën e fesë.
 
Po mё tepër mbi librin ‘Shën Jozefi – shenjti më i afërt i Jezusit’ (Il Santo Più vicino a Gesù,), përkthyer nё gjuhën shqipe’ nga dom Jeton Thaqi, nga famullia e Shёn Jozefit nё fshatin Stubёll tё Karadakut tё Kosovёs na njofton Sarё Gjergji:...
 

 
Sarë Gjergji nga Stublla, Kosovё, na njofton me librin e Tarcisio Stramare ‘Shën Jozefi – shenjti më i afërt i Jezusit’ (Il Santo Più vicino a Gesù,), pёrkthyer nё gjuhёn shqipe’ nga Dom Jeton Thaqi e botuar mё 2020 nga ‘Drita’, nё Prishtinë.
 
‘NJË LIBËR QË MUNGONTE...‘ shkruann Sarë Gjergji: Tarcisio Stramare, Shën Jozefi – shenjti më i afërt i Jezusit, Drita, Prishtinë, 2020, përkthyer nga Dom Jeton Thaqi. (Titulli i origjinalit: Il Santo Più vicino a Gesù, Elledici & Velar, Torino-Bergamo, 2010).
 
Dom Jeton Thaqi bëri mirë që solli në shqip librin ‘Il Santo Più vicino a Gesù’ të autorit italian Tarcisio Stramare, në shenjë të dy jubileve: në 150 vjetorin e shpalljes së Shën Jozefit Pajtor Qiellor të Kishës Universale, nga Papa Piu IX, me dekretin Quemadmodum Deus, të datës 8 dhjetor 1870 dhe në 115 vjetorin e themelimit të famullisë së Shë Jozefit në Stubëll (më 1 shkurt 1905).
 
Kështu, dom Jetoni u bë famullitari i parë që i dhuroi Stubllës dhe lexuesit në Kosovë një libër në gjuhën shqipe kushtuar figurës së Shën Jozefit. 
 
Stramare, i cili konsiderohet si një nga studiuesit kryesorë të jozefologjisë në rrafshin  ndërkombëtarë, në këtë libërth, figurën e Shën Jozefit e skicon shkurtimisht dhe në mënyrë të thuktë, në aspektin teologjik dhe atë fetar.
 
Në rastin e parë, figura e Shën Jozefit shihet në dritën e misterit të mishërimit dhe shpengimit. Krejt kjo, duke pasur parasysh hiret dhe misionin e këtij shenjti, praninë dhe rolin e tij në jetën  e Krishtit. Për ta bërë më të nëpërdukshme një gjë të tillë për lexuesin, autori, duke pasur për bazë Shkrimin Shenjt e duke iu referuar atij, e sheh të arsyeshme ta bëjë portretizimin e figurës së Shën Jozefit. Shih për këtë dhe  në funksion të përplotësimit të një sfondi, tabloje e konteksti më të gjerë, jozefologu Staramare, shkruan për breznitë e Jozefit, për Jozefin si të fejuarin e Marisë, për atësinë e Jozefit, për shërbimin e atësisë e për Jozefin si njeri të drejtë.
Në rastin e dytë, autori dëshiron të shpërfaq rritjen e Shën Jozefit në “sensus fidei” të besimtarëve. Në këtë këndvështrim, autori shkruan për  festat liturgjike kushtuar Shën Jozefit, institute dhe vëllazëri që mbajnë emrin e tij, praktika përshpirtërie – devocionale (duke filluar nga praktika e shtatë dhimbjeve e shtatë gëzimeve të Shën Jozefit, të vitit 1536, deri te muaji mars ose muaji kushtuar Shën Jozefit, praktika e të cilit është aprovuar dhe njësuar nga Piu IX dhe Piu XI), kurorëzime kanonike (figura, statuja...), muzika sakrale (kompozime të ndryshme), përhapja e emrit (në trajta të ndryshme), toponimet (me emrin e Shën Jozefit, në vende të ndryshme), ndërtesat sakrale (kisha, bazilika), qendra studimore (nëpër botë që mbajnë emrin e shenjtit), traditat popullore  dhe të devotshmit e veçantë.
 
Në pjesën pyetje dhe përgjigje, autori provon të sjellë informacione shtesë dhe sqaruese sa i përket figurës së Shën Jozefit, por që ndodh kur e kur edhe të përsëritet.
 
Libri vazhdon me lutje karakteristike që i drejtohen Shën Jozefit dhe me pjesën për të ditur më shumë, gjithnjë për figurën e Shën Jozefit.
 
Botimit në italisht, përkthyesi Dom Jeton Thaqi, kancelar i Ipeshkvisë, ia ka bashkëngjitur me shumë të drejtë edhe një Shtojcë, në të cilën pasqyron kisha, figura e trupore të kushtuara Shën Jozefit në Kosovë. Ky libër del në dritë në vitin kushtuar Shën Jozefit shpallur nga Papa Françesku. Me Letrën apostolike “Patris corde” – “Me zemrën e Atit”, Papa shpalli vitin kushtuar Shën Jozefit: 8 dhjetor 2020 – 8 dhjetor 2021./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave