Masakra e Reçakut krim kundër njerzimit...!
Masakra e Reçakut krim kundër njerzimit...! 15.01.2021 | 10:30
Nga: Major Nazif Ramabaja
 
Deklarata e ambasadorit, amerikan WilliamWalker, shefit të misionit verifikues civil të OSBE-së në Kosovë, ditën e nesërme më 16 janar 1999 pas masakrimit dhe ekzekutimit të 45 civilëve shqiptarë në fshatin Reçak, para gazetarëve: „Nga ajo që pashë nuk ngurroj ta përshkruaj ndodhinë si masakër dhe krim kundër njerëzimit ! …kjo është ngjarja më trishtuese në jetën time…“
 
Masakrën e Reçakut krim kundër njerëzimit, e cilësoi ambasadori Wiliam Walker ! Zotëri Walkerin e dërgoi SHBA, si engjëllin perëndia!
 
Masakra e Reçakut, është njëra ndër krimet monstruoze të regjimit Milosheviqian, e cila i hapi rrugën Bashkësisë Ndërkombëtare, për një intervenim të mundshëm ushtarak, me qëllim që të shpëtohej popullata civile, e cila ishte cak i forcave policoro-ushtarake dhe paramilitaro-mercenare serbe.
 
Ajo masakër, trokiti në ndërgjegjen e burrështetasve botërorë, të cilët s’mundën të qëndrojnë duarkryq e të sodisin prej së largu, se si masakrohej e shfarosej një popull i tërë, vetëm e vetëm që s´pajtohej me politikën shtetërore të kasapit të Ballkanit,Milosheviqin, nënshtrimin dhe okupimin klasik, i cili, i përngjante aparteidit midis Evropës Jug-Lindore.
 
Rasti i Reçakut është rast unik i pa përsëritshëm dhe në vete përmbanë krimet monstruoze, të pa para ndonjëherë më parë, e që mund të krahasohen me krimet e bëra gjatë Luftës së Dytë Botërore.
 
Fillimisht në orët e herëshme të mëngjesit, kishin filluar granatimet me artileri nga anë të ndryshme siç ishin: Pishat, Gështenjat, Rrasa e Çallakut dhe Çesta, pastaj hynë në fshat forcat kriminale policore-ushtarake dhe paramilitare-mercenare serbe, të ndihmuar edhe nga serbë lokal, të cilët nuk patën lënë vend në fshat pa kontroluar, djegur dhe shkatërruar në aksionin e quajtur ”shfarosje”.
 
Ata i kishin ndarë e burrat, nga gratë dhe fëmijët të cilat ishin mbyllur në bodrume. Meshkujt i kishinnxjerrur në oborre të shtëpive dhe i kishin rrahur e maltretuar brutalisht duke i goditur edhe me kondak pushkësh, zinxhir dhe shqelma. Më vonë Forcat serbe i likuiduan burrat shqiptarë. Në anën tjetër, fëmijët dhe gratë vuanin nja ajoqë ndienin gjëmën dhe piskamën e burrave, duke u rrahur e keqtrajtuar në mënyrën më mizore dhe barbare.
 
Ajo kishte ndodhur në Reçak, masakër dhe krim kundër njerëzimit !
 
Ja lista e atyre që u masakruan nga forcat barbare fashiste serbe:
 
1. Lute ASLLANI, 2. Banush AZEMI, 3. Ragip BAJRAMI, 4. Halim BEQIRI, 5. Rizah BEQIRI, 6. Zenel BEQIRI, 7. Lutfi BILALLI, 8. Ajet EMINI, 9. Bujar HAJRIZI, 10. Myfail HAJRIZI, 11. Skënder HALILI, 12. Haqif HYSENAJ, 13. Hajriz IBRAHIMI, 14. Hakip IMERI, 15. Murtez IMERI, 16. Nazmi IMERI, 17. Mehë ISMAJLI, 18. Muhamet ISMAJI, 19. Ahmet JAKUPI, 20. Eshref JAKUPI, 21. Hajriz JAKUPI, 22. Mehmet JAKUPI, 23. Xhelal JAKUPI, 24. Jashar JASHARI, 25. Raif JASHARI, 26. Shukri JASHARI, 27. Fatmir LIMANI, 28. Nexhat LIMANI, 29. Salif LIMANI, 30. Bajram MEHMETI, 31. Hanumshah MEHMETI, 32.Arif METUSHI, 33. Haki METUSHI, 34. Ahmet MUSTAFA, 35. Asllan MUSTAFA, 36. Muhamet MUSTAFA, 37. Sadik OSMANI, 38. Jashar SALIHU, 39. Shukri SALIHU, 40. Bajrush SHABANI, 41. Ahmet SMAJLAJ, 42. Sheremet SYLA, 43. Shyqëri SYLA, 44. Bajram XHELADINI, 45. Njazi ZYMERI.
 
Është ende e pa qartë se edhe pas 22 viteve, edhepse masakruan një fshat të tërë, ende 19 kriminelë sa janë identifikuar si kryes së këtyre veprave jo njerëzore, shëtisin të lirë, pa u gjykuar për krimet e realizuara !
 
Kjo për popullin e Kosovës, e sidomos për banorët e Reçakut, është e pa kuptueshme, e kjo çështje e pa gjykuar, mbi të gjitha thyen dinjitetin kombëtar.
 
Apeloj te organet gjegjëse juridike, si ato vendore dhe ndërkombëtare, sidomos tek Gjykata e Drejtësisë, dhomat e specializuara të Kosovës me seli në Hagë, të cilat deri më tani kanë treguar neglizhencë, që ta marrin me seriozitetin më të madh hetimin e këtyre krimeve, sepse s´do të ketë paqe dhe qetësi në Evropën Jug-Lindore, pa u dënuar krimi dhe aktorët e kësaj masakre, e cila u cilësua me emër dhe mbiemër: “krim kundër njerëzimit”- nga ambasadori William Walker.
 
Udhëheqësi i atij Operacioni Kriminal, me njësitë serbe, duke bërë masakrën e paparë, (pas luftës së dytë botërore dhe asaj të Srebrenicës të vitit 1995), ka emër dhe mbiemër. Ai monstrum, quhet Goran Radosavleviq- Guri, i cili është përgjegjës edhe për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, rast në të cilin është involvuar edhe kongresi amerikan me aprovimin e rezolutës ndaj vëllezërve Bytyqi si dhe diplomacia e departamenti i shtetit Amerikan, duke kërkuar nga shteti serb zbardhjen e rastin, gjetjen e fajtorëve dhe sjelljen para drejtësisë për ta mar dënimin e merituar.
 
Goran Radosavleviq- Guri, endet i lirë në Serbi, ndërsa organet përgjegjëse serbe, nuk bëjnë as minimumin, për ta marrur në pyetje e lere më, për të ngritur aktpadi, kundër atij monstrumi. Arsyeja pse se bëjnë këte?
 
Përgjigja është e qartë: shteti serb, me aparatin e tij shtetërorë është fajtor për masakrën e Reqakut, andaj me destruktivitetin e tyre e prolongojnë, e fshehin dhe e heshtin këtë ngjarje! Arsyeja qëndron në faktin se administrata shtetërore e kasapit të Balkanit, Milosheviqit, është komplet e involvuar dhe përgjegjëse për rastin në fjalë. Ajo administratë e shtetit gjenocidial po heshtë duke mos ftuarpara organeve të drejtësisë përgjegjësit e asaj masakre dhe krimit kundër njerzimit./Bota Sot
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave