Marie Shllaku-Gjaku im Kosovë t’u bëftë dritë!
Marie Shllaku-Gjaku im Kosovë t’u bëftë dritë! 23.02.2021 | 12:00
Nga Sami Arifi
 
Marie Shllaku vashë e artë! Në Kuvend Drenicës me fjalim t’zjarrtë! Me 20 janar të vitit 1945;
 
trimëresha: armiqtë mos t’na gjejnë pikë e pesë. I thërret trimat me u bashku! Gradicë, Polluzhë si trup i vetëm në luftë me vepru! Pa dallim krahinë e fe! thërret vasha trimat n’luftë për atdhe!
 
Maria një shkodrane atdhetare u njoh me burra t’mdhenjë kombëtarë! At Gjergj Fishtën, Bernard Llupin
si çdo herë që ishin t’parë, të punojnë për interes kombëtar!
 
Marie Shllaku, si studente
 
mori pjesë në luftë 20 vjeçare! rast i rrallë për vashat shqiptare!
 
Pavarësisht rrethanave që ishin krijuar, bashkim kombëtar vasha kishte kërkuar! Tradhtia serbo-sllave po punonte Shaban Polluzha kundërshtonte!
 
Për bashkim kombëtar kemi luftuar Pa hiç hamendje, Maria iu kishte bashkuar!
 
Ishte vasha për luftë e zgjuar! Shumë gjuhë t’huaja, gjermanisht, frangjisht, italisht,
latinisht, sllavisht si dhe gjuhën e vjtër greke, kishte zotëruar!
 
Për çlirim t’Kosovës punonte, me mbi 100 intelektual bashkëpunonte! Shaban Polluzha, prof. Ymer Berisha, Bernard Llupi, Gjon Serreqi, Mehmet Gradica, Nuhi Gashi, Hasan Bilalli, Hysen Tërpeza, Kol Parubi, Mulla Idriz Gjilan Pa i përmend të gjithë me radhë, ishin t’angazhuar për bashkim kombëtar!
 
Në ilegale trimëresha duke vepruar! plagoset rënd nga armiqtë e tërbuar Gjen strehim në një shtëpi shqiptare, që t’mjekohet kjo atdhetare!
 
Bashkëpuntorë shkjaut e hetuan, t’plagosur rënd në burg e çuan!
 
çuan vashën n’proces gjyqësor, Ali Shukri qeni një bashkëpuntor! Ishte emëruar ai prokuror. Heroina s’kishte aspak frikë! Gjaku im thotë: “Kosovë t’u bëftë dritë”
 
Mbetja e Kosovës nën shkja m’lëndon, Denimi me vdekje fare s’më frikëson! Heroinat kurrë s’vdesin! n’zemrat të shqipes gjithmonë mbesin.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave