Në çdo varg e rresht të shkrimtarit e poetit Martin Camaj, frymon Shqipëri
Në çdo varg e rresht të shkrimtarit e poetit Martin Camaj, frymon Shqipëri 22.07.2020 | 10:43
Në çdo varg e rresht të shkrimtarit e poetit Martin Camaj, frymon Shqipëri.
 
Ministria e Kulturës ka përkujtuar ditëlindjen e shkrimtarit, poetit dhe albanologut, Martin Camaj.
 
“Është një rastësi e bukur që ditëlindjet e disa prej emrave të shquar të letrave shqipe janë pikërisht tani në korrik, në Muajin e Bibliotekës”, shprehet ministrja e Kulturës, Elva Margariti.
 
“Kujtuam dje ne ditën e tij të lindjes, Martin Camajn, këtë shkrimtar, poet e albanolog, në çdo varg e rresht të të cilit frymon Shqipëri”, thekson ajo.
 
“Ky 95-vjetor është jo vetëm një homazh, por edhe një nxitje për njohjen e veprës së Camajt nga ana e lexuesit, e sidomos të të rinjve, që pikërisht aty gjejnë rrënjët e të parëve, të një Shqipërie që ndoshta nuk e gjejmë dot më fizikisht, por që gjallon në veprën e tij”, nënvizon ministrja Margariti./ KultPlus.com
 
 
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave