Rreth dy mijë e 500 gjuhë në botë rrezikohen të zhduken
Rreth dy mijë e 500 gjuhë në botë rrezikohen të zhduken 22.02.2021 | 22:39
Në botë ekzistojnë rreth shtatë mijë gjuhë të ndryshme, ku rreth dy mijë e 500 prej tyre janë në rrezik të zhduken.
 
Kështu ka thënë përfaqësuesi i Organizatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë të Kombeve të Bashkuara (UNESCO) në Turqi, Alcal Oguz,
 
“Në botë ka rreth shtatë mijë gjuhë. Në mesin e tyre, rreth 2 mijë e 500 përballen me rrezikun e zhdukjes për shkak se numri i njerëzve që i flasin ato po zvogëlohet.
 
Sipas statistikave dhe të dhënave të përpiluara, fatkeqësisht, në çdo 15 ditë, një nga këto gjuhë zhduket”, tha Oguz për “Anadolu Agency” (AA).
 
Ai tutje ka treguar që gjatë viteve të fundit “për shkak të ndryshimeve sociale, politike dhe ekonomike në botë”, është rritur rrezikimi dhe zhdukja e gjuhëve.
 
“Rrezikimi dhe zhdukja e gjuhëve është rritur viteve të fundit në veçanti për shkak të ndryshimeve sociale, politike dhe ekonomike në botë”, shtoi Oguz.
 
Më 21 shkurt shënohet Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare e cila është miratuar në Konferencën e Përgjithshme të 30-të, të UNESCO-s më 17 nëntor të vitit 1999.
 
Qëllimi i caktimit të saj është promovimi dhe ndërgjegjësimi për diversitetin gjuhësore dhe kulturor si dhe promovimin e shumë-gjuhësisë.
 
21 shkurti zyrtarisht është pranuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara me një rezolutë të veçantë, për të cilën çdo vit në mbarë botën organizohen manifestime, organizime në nivel kombëtarë e ndërkombëtarë, me qëllim të ruajtjes dhe promovimit të gjuhëve amtare.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave