“Faturën e ke pagu në vitin 1999”: Invalidi i UÇK’së operohet falas nga kirurgu, i hiqet copa e granatës që prej luftës
“Faturën e ke pagu në vitin 1999”: Invalidi i UÇK’së operohet falas nga kirurgu, i hiqet copa e granatës që prej luftës 06.01.2021 | 10:37
Kirurgu torakal, Nazmi Kolgeci, ka operuar invalidin e UÇK’së, Zeqir Hoxha, duke i hequr copën e granatës të cilën e kishte që 20 vjet në trup.
 
Këtë e ka bërë të ditur vet ish-ushtari i UÇK’së, Zeqir Hoxha në Facebook, duke e falënderuar doktorin Kolgeci për kujdesin dhe ka treguar se operimin e ka bërë pa pagesë.
 
Unë invalidi i UÇK’së Zeqir Hoxha, e falënderoj mjekun kirurgun Nazmi Kolgeci, i cili sot më operojë copën e granatës të cilën e kisha që 20 vjet, që nga koha e luftës.
 
Para një jave më dha presion dhe orët e vona me urgjencë më kanë dërgu në Spitalin e Prizrenit. Me udhëzim të mjekëve më udhëzuan për te kirurgu Nazmi Kolgeci dhe ky pa asnjë hezitim sot më operojë dhe pa asnjë shpenzim, pagesë, ku e falenderojë shumë nga zemra”, ka shkruar Hoxha në Facebook.
 
Në postimin e publikuar nga Hoxha, ka komentuar doktori Kolgeci ku me një fjali të shkurtër ka treguar se cila ka qenë arsyeja se pse ai e ka operuar atë pa pagesë.
 
“O Zeqë faturën e ke pagu në vitin 1999”, ka shkruar Kolgeci.
 
Ndryshe doktori në fjalë punon edhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,