Fshati në festë, presin lindjen e një bebe, prej 23 vitesh pa asnjë lindje
Fshati në festë, presin lindjen e një bebe, prej 23 vitesh pa asnjë lindje 20.12.2020 | 21:17
Një fshat në Gjenovë të Italisë po bëhet gati që të presë lindjen e një bebeje. Kjo gjë është fenomen i rrallë në këtë fshat, ku nuk ka pasur lindje në 23 vitet e fundit.
 
Fshati ka vetëm 73 banorë dhe zyrtarisht është komuna më e vjetër e Italisë, me një moshë mesatare mbi 66 vjeç.
 
Quhet Fascia, provinca e Genova-s dhe, nga vetë emri, nuk është një vend ekzotik që ju fton të udhëtoni. Gjatë pandemisë 73 banorët e fshatit ishin vetëm, pa hyrje dhe dalje duke qenë të mbrojtur edhe nga pandemia, transmeton Lajmi.net.
 
“Jemi vendi më i vjetër, por këtu jetohet mirë falë ajrit të pastër, nuk ka ndotje akustike dhe konsumojmë prodhimet e shëndetshme të tokës sonë. Tashmë, falë një çifti që është transferuar te ne për arsye pune, do të kemi edhe një banor të ri në fshatin tonë. Sapo të përfundojë emergjenca e Covid-19, do të bëjmë festë të madhe sepse kemi 23 vite që presim një lindje”, u shpreh kreu i komunës, Marco Gallizia. /Lajmi.net
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave