Presidenti Thaçi dekreton rishikimin e buxhetit, i hapet rruga realizimit të pagesave
Presidenti Thaçi dekreton rishikimin e buxhetit, i hapet rruga realizimit të pagesave 06.08.2020 | 09:26
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka dekretuar menjëherë ligjin për rishikimin e buxhetit në mënyrë që sa më shpejtë të ekzekutohen pagesat e mbetura për qytetarët dhe bizneset, shkruan Gazeta Metro.
 
Thaçi ka shkruar në Facebook se ka dekretuar Ligjin për Buxhetin dhe plotësim-ndryshimin e tij të cilin e ka pranuar dje nga Kuvendi i Kosovës.
 
“Sapo dekretova Ligjin për Buxhetin dhe plotësim/ndryshimet e tij, të cilin e kam pranuar dje pasdite. E bëra dekretimin e menjëhershëm që sa më parë të ekzekutohen pagesat për qytetarët tanë dhe të zbuten pasojat e pandemisë”, shkroi Thaçi.
 
Për ata që patën kundërshti në lidhje me rishikimin e buxhetit që erdhën Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës, Thaçi tha se i kupton shqetësimet por dekretimi ishte domosdoshmëri urgjente.//gazetametro.net
 
 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.