100-vjetori i Stella Maris. Turkson: të ndihmohen detarët e bllokuar të bashkohen me familjet
100-vjetori i Stella Maris. Turkson: të ndihmohen detarët e bllokuar të bashkohen me familjet 29.09.2020 | 10:11
Në një Letër për 100-vjetorin e “Stella Maris” (Apostullimi i Detit), prefekti i Dikasterit për Zhvillimin e gjithanshëm Njerëzor bën thirrje për garantimin e ndërrimit të ekuipazheve të bllokuara në det, për shkak të pandemisë.
 
Është, para së gjithash, një falënderim ai, që kardinali Peter Turkson, prefekt i Dikasterit për Nxitjen e Zhvillimit të gjithanshëm Njerëzor, u drejton qindra kapelanëve dhe vullnetarëve të “Stella Maris” (Apostullimit të Detit), të cilët, në rreth 300 porte, asistojnë çdo vit mbi një milion detarë, duke kryer të paktën 70.000 vizita nëpër anije.
 
Rasti është 100-vjetori i themelimit të Apostullimit të Detit, më 4 tetor 1920, në Glasgow të Skocisë. Ky përvjetor i rëndësishëm do të ishte festuar me Kongresin e 25-të Botëror të Apostullimit të Detit, që do të mbahej në qytetin skocez, nga 29 shtator deri më 4 tetor, por, për shkak të pandemisë, u shty për në vitin 2021, nga 3 deri më 8 tetor. Gjithsesi, në Glasgow, të dielën e ardhshme, do të kremtohet mesha e kryesuar nga kryeipeshkvi, imzot Philip Tartaglia, në transmetim të drejtpërdrejtë.
 
Covid dhe emergjenca humanitare në det
 
Me mbylljen e kufijve dhe me karantinën e imponuar nga shumë qeveri për të përballuar pandeminë, filloi edhe “një krizë humanitare në det”, vëren kardinali Turkon në Letrën e tij, ku shpjegon se aktualisht, janë bllokuar në anijet e tyre më se 300 mijë marinarë dhe personel tjetër detar. “Kontratat e tyre janë zgjatur përtej kufirit 11-mujor të përcaktuar nga Konventa mbi Punën në Det (MLC), duke i lënë larg të afërmve, me stres të theksuar mendor dhe lodhje fizike”. Thirrjet e ndryshme për t’i konsideruar ata si “punonjës kyç”, në mënyrë që të krijohen “kanale të veçanta” për të lehtësuar ndryshimin e ekuipazhit “deri tani janë injoruar”, shkruan kardinali. Prandaj, vijon Letra, “siç ka bërë ‘Stella Maris’ që nga zanafilla, duam t’u shprehim solidaritetin tonë njerëzve të detit” dhe t’u kërkojmë qeverive e organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare “të bashkëpunojnë për ta zgjidhur këtë problem dramatik, duke zbatuar protokollet e miratuara nga Organizata Ndërkombëtare e Detarëve, në mënyrë që të lejohet ndryshimi i sigurt dhe i mbrojtur i turneve të ekuipazheve. Duam t’i shohim detarët e bllokuar në det të kthehen në vendet e tyre dhe të bashkohen me të afërmit!”, përfundon kardinali Turkson./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.