Merkel sheh më shumë mundësi për bashkëpunim me Presidentin Biden
Merkel sheh më shumë mundësi për bashkëpunim me Presidentin Biden 21.01.2021 | 21:41
Kancelarja gjermane Angela Merkel tha të enjten se sheh më shumë mundësi për marrëveshje me Presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden sesa me administratën e mëparshme, por ajo gjithashtu vazhdon të besojë se Gjermania dhe Evropa nuk mund të mbështeten në ndihmën e SHBA-së aq shumë sa në të kaluarën.
 
Duke folur para gazetarëve në Berlin, Merkel tha se thjesht duke parë urdhrat ekzekutivë që zoti Biden nënshkroi të mërkurën pasi bëri betimin, ajo e kupton se "ka më shumë hapësirë për marrëveshje me zotin Biden".
 
Ajo përmendi vendimin e Presidentit Biden për të qëndruar në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, rihyrjen në marrëveshjen e klimës së Parisit dhe pikëpamjet e tij mbi imigracionin si drejtime ku Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania mund të punojnë së bashku. Por ajo shtoi se është plotësisht e vetëdijshme se nuk mund të presë që të bjerë dakord politikisht për gjithçka me presidentin e ri amerikan.
 
Kancelarja Merkel, e cila kishte në rastin më të mirë, një marrëdhënie të tensionuar me ish-Presidentin amerikan Donald Trump, tha se ajo arriti të kuptojë gjatë mandatit të tij se Gjermania dhe Evropa nuk mund të mbështeten aq shumë në Shtetet e Bashkuara në aspektin diplomatik dhe ushtarak. Ajo tha të enjten se vazhdon të ketë këtë mendim.
 
"Por lajmi i mirë është që ne në Gjermani jemi gati dhe Bashkimi Evropian po ashtu. Dhe në përgjithësi, bashkëpunimi tani përsëri mbështeter tek parimet e përbashkëta", shtoi ajo./VOA
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.