Mesazhe vëllazërimi, për Festën myslimane të flijimit
Mesazhe vëllazërimi, për Festën myslimane të flijimit 31.07.2020 | 09:09
Me rastin e Eid al-Adha, prelatët francezë - e edhe ata shqiptarë - i uruan myslimanët, duke kujtuar gjithashtu vuajtjen e shkaktuar nga koronavirusi dhe unitetin e feve, përballë pandemisë, për ruajtjen e së mirës së përbashkët, përmes sjelljes së përbashkët qytetare.
 
Është mesazh, që fton për unitet e vëllazërim  - ai që ipeshkvijtë e Francës ua drejtuan myslimanëve të cilët sot, 31 korrik, kremtojnë Eid al-Adha, “Festën e Flijimit”.
 
Në dokumentin ipeshkvnor, nënshkruar nga Atë Vincent Feroldi, drejtor i Shërbimit kombëtar për marrëdhëniet me myslimanët, kujtohet se vuajtja e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, e afroi shumë botën katolike me atë myslimane: “Ata, që besojnë në një Zot të vetëm, bashkëpunuan ngushtë në mbrojtje të jetës njerëzore” - nënvizohet në mesazh. E të dyja palët vijuan të jetojnë si besimtarë të vërtetë,  duke u lutur e duke i kushtuar vëmendje të dorës së parë takimit me Zotin, përmes dëgjimit, ndarjes së përbashkët, solidaritetit e shqetësimit për ta mbrojtur jetën në të gjitha format e saj”. Ndaj i falënderuan edhe gjithë ata, që luftuan kundër pandemisë
 
Edhe të krishterët shqiptarë i uruan vëllezërit myslimanë, në festë
 
Mesazhet që katolikët e mbarë botës - edhe ata shqiptarë - u drejtojnë vëllezërve myslimanë përfundojnë me fjalë vëllazërore urimi. Urohet: “Gëzuar Festën e Eid al-Adha! Zoti ju bekoftë ju, familjet tuaja e bashkësitë tuaja!”./Radio Vatikani
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!