Papa: tё ndihmojmë njёri tjetrin pёr tё mposhtur mjerimin
Papa: tё ndihmojmë njёri tjetrin pёr tё mposhtur mjerimin 14.01.2021 | 10:19
Papa: “Zoti e mposht të keqen e botës duke e marrë mbi vete. Kjo ёshtë edhe mënyra më të cilën ne mund t'i ndihmojnë të tjerët tё shpëtojnë nga mjerimi: jo duke gjykuar, jo duke kërcënuar, jo duke shpallur se çfarë të bëjmë, por duke u bërë të afërt njёri me tjetrin, duke bashkë-vuajtur, duke ndarë sё bashku dashurinë e Zotit”.
 
“Zoti e mposht të keqen e botës duke e marrë mbi vete. Kjo ёshtë edhe mënyra më të cilën ne mund t'i ndihmojnë të tjerët tё shpëtojnë nga mjerimi: jo duke gjykuar, jo duke kërcënuar, jo duke shpallur se çfarë të bëjmë, por duke u bërë të afërt njёri me tjetrin, duke bashkë-vuajtur, duke ndarë sё bashku dashurinë e Zotit”. Kёshtu pohon Papa Françesku nё njё tweet, sot 14 janar 2021, botuar nё faqen e internetit @Pontifex.
 
Sipas Papёs Françesku, ekziston një lidhje e qartë ndërmjet ndihmës e mëshirës për të tjerët dhe mëshirës hyjnore: “Mëshira e Zotit ndaj nesh lidhet me mëshirën tonë ndaj të afërmit; kur kjo mungon, edhe ajo tjetra nuk gjen vend në zemrën tonë të mbyllur, nuk mund të hyjë. Nëse nuk ia hap portat e zemrës të varfërve, ajo portë mbetet e mbyllur edhe për Zotin e kjo është e tmerrshme”. Kёshtu pati pohuar gjatё audiencës sё përgjithshme tё 18 majit 2016, duke u nisur  nga Ungjilli i grykësit të pasur dhe i Lazrit të varfër, për të vënë në dukje lidhjen ndërmjet mëshirës, varfërisë e Gjykimit të Mbramë. Injorimi tё varfёrve ёshtё përbuzej pёr Zotin, pohoi me atё rast Papa Bergoglio./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.