Thirrje për masa urgjente kundër varfërisë në botë
Thirrje për masa urgjente kundër varfërisë në botë 09.07.2020 | 09:13
Organizata globale kundër varfërisë Oxfam i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, që të ndërmarrë urgjentisht masa, për t’i dhënë fund një krize të urisë, e shkaktuar nga ndikimi i pandemisë së koronavirusit, duke paralajmëruar se ajo mund të çojë në vdekjen e deri në 12,000 njerëzve çdo ditë.
 
Në një raport të publikuar më 9 korrik, Oxfam thotë se deri në 121 milionë njerëz mund të shtyhen në prag të urisë këtë vit, pasi pandemia shkakton papunësi masive, çrregullime në prodhimin e ushqimit dhe të furnizimeve.
 
“Pandemia e COVID-19 e ka zgjeruar një krizë tashmë në rritje të urisë”, thuhet në raport.
 
Raporti identifikon 10 vende, ku kriza e ushqimit është më e rëndë dhe është përkeqësuar si rezultat i pandemisë: Jemeni, Republika Demokratike e Kongos, Afganistani, Venezuela, Sahel i Afrikës Perëndimore, Etiopia, Sudani i Jugut, Siria, Sudani dhe Haiti.
 
Së bashku këto vende përbëjnë 65 për qind të njerëzve që përballen me krizë e urisë në nivel global.
 
Mbi 12 milionë njerëz në botë janë të infektuar me koronavirusin e ri, sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins./Ekonomiaonline
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.