Besimtarët myslimanë kremtojnë sot Kurban Bajramin
Besimtarët myslimanë kremtojnë sot Kurban Bajramin 31.07.2020 | 09:38
Besimtarët myslimanë në të gjithë botën kremtojnë sot festën e Kurban Bajramit.
 
Besimtarët në Kosovë sot festojnë pa faljen e namazit nëpër xhami për shkak të rrezikut të përhapjes së pandemisë Covid-19.
 
Përfaqësues të institucioneve shtetërore e fetare, kanë bërë thirrje që si rezultat i situatës së krijuar me pandeminë Covid-19, kjo festë të kalojë pa vizita familjare e tradicionale.
 
Ndërkaq, njëjtë ishte vepruar edhe në kremtën e Fitër Bajramit, ku besimtarët për shkak të gjendjes së krijuar me pandeminë, nuk kishin mundur ta festojnë me falje të namazit. /Lajmi.net/
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!