HANDIKOS pritet të punësojë 10 persona me aftësi të kufizuara, pjesë e trajnimit për rrobaqepësi
HANDIKOS pritet të punësojë 10 persona me aftësi të kufizuara, pjesë e trajnimit për rrobaqepësi 13.01.2021 | 22:10
HANDIKOS në bashkëpunim me The Balkan Forum në dhjetor të vitit të kaluar ka nisur zbatimin e projektit që ka për qëllim mbrojtjen e ambientit në Kosovë, përmes promovimit të përdorimit të çantave të ripërdorshme, zvogëlimit të përdorimit të qeseve plastike njëpërdorimëshe dhe mbeturinave plastike, me ç’rast në qendrën tonë janë duke u trajnuar 10 persona me aftësi të kufizuara.
 
Pas përfundimit të trajnimit, këtyre 10 pjesëmarrëve do t`ju ofrohet mundësia e punësimit me kohë të caktuar apo mundësi vazhdimi, thuhet në njoftimin për media.
 
Personat me aftësi të kufizuara vazhdojnë të jenë të diskriminuar në fushën e punësimit në Kosovë, prandaj edhe gjithëpërfshirja e tyre duhet të merret parasysh nga çdo institucion publik apo privat, ashtu siç  parasheh edhe Ligji për Punësim.
 
Ky aktivitet mjaft i dobishëm dhe i domosdoshëm po mundësohet në kuadër të projektit “Përfshirja e personave me aftësi të kufizuara në tregun e kapitalit njerëzor për të kontribuar në mbrojtjen e mjedisit duke prodhuar qese/strajca të tekstilit të ri-përdorshme”, i cili mbështet nga Zyra Zvicerane në Kosovë.
 
Mbështetës të tjerë janë: NUKA HOME, Gjirafa, Balkan Green Foundation, Meridian Express, BYQMA dhe LDS. /arbresh.info/
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.