Hoti: Klinika Infektive e stërmbushur, kush nuk respekton masat bën vepër penale
Hoti: Klinika Infektive e stërmbushur, kush nuk respekton masat bën vepër penale 29.06.2020 | 23:55
Kryeministri Avdullah Hoti, ka folur për situatën e fundit me koronavirus në vend, ku në dy javët e fundit ka pasur një numër të shtuar të të infektuarve.
 
Hoti ka thënë se situata momentale është nën kontroll të brishtë, ndërsa ka treguar se Klinika Infektive e QKUK-së tashmë është stërmbushur dhe nuk mund të pranojë pacientë të tjerë.
 
“Situata është nën kontroll të brishtë, do të punojmë të gjithë që ta mbajnë situatën nën kontroll. Nuk mund të lejojmë që gjendja të dal jashtë kontrollit, jeta e qytetarëve është prioriteti ynë i parë. Kemi 49 raste me fatalitet Klinika Infektive e stërmbushur, nuk ka më vende për pacientë”, ka thënë Hoti, transmeton Zeri.info.
 
Hoti ka ripërsëritur masat që qytetarët duhet të respektojnë për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga infektimi, duke paralajmëruar se kushdo që nuk respekton masat parandalues bën vepër penale.
 
“Masat janë shumë të thjeshta dhe të qarta; maskat, distanca fizike dhe larja e duarve, tri gjëra të thjeshta jemi të ogbligushem të gjithë t’i marrim këto masa, kur ecim në rrugë, kur hipim në autobusë, kur shkojmë në maket, kur hymë në barnatore. Çdokush që nuk i zbaton këto masa bën vepër penale sepse rrezikon shëndetin e vet dhe të qytetarëve tjerë”, ka thënë Hoti pas takimit të Komisionit Ekzekutiv për luftimin, monitorimin dhe reagimin ndaj koronavirusit./Zëri
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!