KMDLNJ: Mosnderimi i viktimave të masakrës së Srebrenicës, solidarizim me krimin
KMDLNJ: Mosnderimi i viktimave të masakrës së Srebrenicës, solidarizim me krimin 10.07.2020 | 22:58
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNJ), i ka reaguar deputetëve të Listës Serbe, të cilët injoruan nderimin që Kuvendi i Kosovës iu bëri viktimave të Masakrës së Srebrenicës me një minutë heshtje.
 
Deputetët e kësaj liste lëshuan sallën e Kuvendit gjatë kohës së përkujtimit të viktimave të Masakrës së Srebrenices, përcjell Zëri.
 
KMDLNJ përmes një reagimi thotë se mohimi dhe injorimi i respektit të viktimave civile të Masakrës së Srebrenices nga Lista Serbe është mohim i të gjitha viktimave civile gjatë luftës së fundit.
 
“Pandjeshmëri ndaj vuajtjeve dhe dhembjes që ende e ndjejnë familjet e viktimave dhe mosgatishmëri që përmes ballafaqimit me të kaluarën të ndërtohet një e tashme e pranuar nga të gjithë”.
 
KMDLNJ po ashtu thekson se mosdistancimi nga krimi është në fakt solidarizim me krimin.
 
“Këtë pikërisht po e demonstron Lista Serbe duke injoruar nderimin për viktimat civile të Masakrës së Srebrenicës”, thuhet në këtë reagim./Zëri
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.