Ngritet aktuakuzë ndaj ish-shefit të AKI-së dhe dy zyrtarëve tjerë për depërtimin e 6 shtetasve turq
Ngritet aktuakuzë ndaj ish-shefit të AKI-së dhe dy zyrtarëve tjerë për depërtimin e 6 shtetasve turq 24.02.2021 | 21:05
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj ish-shefit të AKI-së, Driton Gashi, drejtorit të Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion në Ministrinë e Punëve të Brendshme Valon Krasniqi dhe drejtorit të Drejtorisë për Migracion dhe të Huaj në Policinë Kufitare, Rrahman Sylejmani, lidhur me depërtimin e gjashtë shtetasve turq në mars të vitit 2018.
 
Drejtori Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion në Ministrinë e Punëve të Brendshme Valon Krasniqi, ka thënë për Gazetën Insajderi, se ende nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar për ngritjen e aktakuzës ndaj tij.
 
“Njoftim nuk kam marrë, nga Insajderi u informova që Prokuroria ka ngritë aktakuzë ndaj meje dhe dy zyrtarëve tjerë, njoftim zyrtar nuk kam. Nuk e di cilat janë pretendimet e Prokurorisë”, tha Krasniqi për Insajderin.
 
Megjithatë, ai theksoi se një herë është intervistuar nga Prokuroria për depërtimin e shtetasve turq.
 
“Unë një herë jam intervistuar për depërtimin e shtetasve turq nga ana e Prokurorisë dhe pa e parë vendimin nuk di çka të them. Mirëpo, përmes mediave jam informuar, më konkretisht nga Insajderi. Do të thotë njoftim zyrtar nuk kam, ajo që mund të them që një herë jam intervistuar për këtë rast prej që ka ndodhur ky rast dhe kemi bashkëpunuar me të gjitha isntitucionet, me prokurorinë, policinë, avokatin e popullit, i kemi dhënë sqarimet tona, sa na përket neve si departament”, theksoi ai.
 
Prokuroria Speciale ka njoftuar se aktakuza është ngritur për shkak se është vërtetuar dyshimi i bazuar mirë, se të pandehurit D.G,(Driton Gashi) dhe V.K, (Valon Krasniqi) kanë veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.
 
Ndërsa, sipas Prokurorisë, i pandehuri Rr.S, (Rrahman Sylejmani) ka kryer veprën penale, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 dhe veprën penale “Privimi i kundërligjshëm i lirisë” nga neni 196 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /Insajderi.org
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.