Gjërat që ndodhin në trupin tuaj nëse ecni çdo ditë
Gjërat që ndodhin në trupin tuaj nëse ecni çdo ditë 29.08.2020 | 22:12
Ekspertët po këshillojnë rregullisht që të mos harrojmë domethënien e aktivitetit fizik.Ecja është aktiviteti fizik më i vjetër i njeriut dhe është jashtëzakonisht i dobishëm për trupin tonë.
 
Shkencëtarët konfirmojnë se është një nga ushtrimet më të mira për të parandaluar shtimin e peshës, dhe të ndjeheni më të rinj, më të shëndetshëm dhe më të lumtur.Ajo ka ndihmuar njerëzit të kontrollojnë peshën e trupit dhe të rrisin jetëgjatësinë e tyre që nga fillimi i kohës.
 
Këtu janë gjashtë përfitimet shëndetësore të ecjes:
 
Mund të luftojë sëmundjet kronike siç janë sëmundjet e zemrës, artriti dhe diabeti.
 
Ecja është një mënyrë e lirë, efektive dhe e thjeshtë për të mbajtur një formë të mirë fizike dhe për të përmirësuar funksionimin muskulor, të zemrës dhe hormonalit.
 
Ecja është një mënyrë tepër efektive për të mbajtur një peshë të shëndetshme.
 
Një ushtrim i thjeshtë për tu mbajtur në këmbë, ka një rrezik të ulët për të shkaktuar lëndime dhe nuk shkakton rraskapitje në krahasim me stërvitjet më intensive.
 
Ul rrezikun e goditjeve në tru, sëmundje koronare të zemrës dhe sulme në zemër.
 
Ecja është një mënyrë natyrale për të përmirësuar gjendjen shpirtërore dhe për të luftuar depresionin dhe ankthin.
 
Ecja është një mënyrë e shkëlqyeshme për të luftuar kundër gravitetit, pasi detyron kockat të bëhen më të forta për të vazhduar të mbështesin peshën e trupit dhe ul rrezikun për fraktura ose osteoporozë, raporton “Natural Solutions Magazine”, transmeton lajminet.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave