Dekreti i Ilir Metës mundësoi ngritjen e flamurit të Kosovës në sy të Putinit
Dekreti i Ilir Metës mundësoi ngritjen e flamurit të Kosovës në sy të Putinit 29.10.2020 | 23:15
Dekretet e Ilir Metës i mundësuan Era Istrefit, Majlinda Kelmendit, Uta Ibrahimit, Mrika Nikqit, e shumë e shumë yjeve tjera të shkelnin skenat dhe majat e atyre vendeve që nuk e njohin Kosovën, siç është Rusia. Pa këto dekrete, shqiptarët do të ishin më të dobët dhe me imazh më të keq sesa që janë sot.
 
Dy vjet më parë, bota përjetoi interpretimin madhështor të kosovares, Era Istrefi në duet me artistët Nicky Jam dhe Will Smith nga stadiumi i Moskës në Rusi.
 
Ajo, bëri hapjen e Kampionatit Botëror të Futbollit, “Rusia 2018”. Ishte paraqitja e parë e një shqiptareje në një ngjarje të tillë që mblidhte në stadiume dhe para ekraneve miliona shikues të botës.
 
Era, një vajzë e lindur dhe e rritur në Prishtinë, nuk do të mund të interpretonte atje po mos ta kishte shtetësinë e Shqipërisë, të cilën ia dha presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta. Nuk mund të flitej kaq shumë për Kosovën në mediat e botës po mos të ishte Era e pranishme në stadium si interpretuese e këngës zyrtare të kampionatit.
 
Nuk mund të pastrohej kaq shumë imazhi i shqiptarëve. 
 
Rusia, një vend armiqësor që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ka përjetuar ngjarje po kaq të mëdha që për protagonistë kanë kosovarë. Për herë të parë në historinë e kombit shqiptar, flamuri i Kosovës është ngritur në Moskë dhe është nderuar nga presidenti rus, Vladimir Putin, kur xhudistja nga Peja, Majlinda Kelmendi fitoi Medaljen e Artë në kampionatin e botës në Çeliabinsk të Rusisë.
 
Kampionia jonë nuk do të mund të merrte pjesë në këto gara, po mos ta kishte shtetësinë e Shqipërisë me dekret të presidentit, Ilir Meta.
 
Tenori kosovar me famë botërore, Ramë Lahaj, ka shkelur në skenat më të famshme të teatrove të botës, përfshirë Teatrin Bolshoi në Moskë të Rusisë.
 
Lahaj, i lindur në Istog, qytezë e vogël në rrethinën e Pejës, së bashku me Dinara Alieva, ishin fitues të çmimit prestigjioz Operalia.
 
Ata ishin pjesë e shfaqjes operistike “La Traviata”. Me pasaportën e Kosovës, Lahaj nuk do të mund ta mrekullonte publikun rus. Por, shtetësia e Shqipërisë e dhënë me dekret presidencial, ia kishte realizuar ëndrrën Lahajt, dhe na kishte bërë krenarë, neve kosovarëve, për një arritje të tillë.
 
Të tre këta kosovarë kanë pasur fatin e keq, si shumica prej nesh të jetojnë në një shtet që ka probleme të mëdha. Që kontestohet nga një pjesë e botës, përfshirë Serbinë, Rusinë e Kinën. Ata, kanë pasur fatin e keq që janë lindur në shtetin e fundit të pavarësuar nga Jugosllavia, pas një lufte të përgjakshme me përmasa gjenocidiale.
 
Por, kanë pasur fatin e mirë që janë gjallë dhe që sot na bëjnë krenar si shtet dhe si komb shqiptar.
 
Megjithëkëtë, nga ky kënd nuk po shihet nga disa në Shqipëri. Dhënia e shtetësisë për ta po interpretohet si “rrezikim i sigurisë kombëtare”, vetëm pse dekretet i ka dhënë Ilir Meta. Dhe krejt pa dashjen e tyre, janë bërë pjesë e debateve politike në Shqipëri në prag zgjedhjesh.
 
Po çfarë rreziku përbëkan për Shqipërinë, sukseset e këtyre artistëve dhe sportistëve të Kosovës.
 
Çfarë rreziku përbëkan njerëz të paqes e dashurisë si Don Lush Gjergji, biografi i nobelistes Shën Tereza, i cili ka shtetësinë e Shqipërisë me Dekret presidencial?
Çfarë rreziku përbëka prifti Don Gabriel Grabanica, i cili pos kontributit për paqe ka dhënë edhe kontribut patriotik si luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës?
Çfarë rreziku për sigurinë kombëtare të Shqipërisë përbëka, Uta Ibrahimi, e cila ngjiti majat ma të larta të botës, duke ngritur flamurin e Kosovës dhe atë kombëtar?
Çfarë rreziku për sigurinë kombëtare përbëka, Mrika Nikqi, e cila ka thyer rekordin botëror duke u ngjitur në shtatë majat më të larta në botë nën moshën 18 vjeç dhe duke ngritur në së cilën majë flamurin e Kosovës dhe atë kombëtar? 
Çfarë rreziku për sigurinë kombëtare të Shqipërisë përbëka, piktori Besnik Xhemajli, i cili pritet të shfaqet para publikut kinez në Kinën, që nuk e njeh shtetin e Kosovës?
Çfarë rreziku për sigurinë kombëtare të Shqipërisë përbëkan pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët me shkathtësitë e tyre profesionale dhe dashurinë kombëtare shtupuan dhjetëra jetë shqiptarësh të ngujuar nën rrënojat e ndërtesave në zonën e Durrësit pas termet të vitit të kaluar.   
Çfarë rreziku për sigurinë kombëtare të Shqipërisë përbëkan anëtarët e gjallë të Familjes Jashari nga Prekazi, që i shpëtuan masakrës me çnjerëzore të kryer nga Serbia mbi një familje e cila luftonte për lirinë e kombit?
Çfarë rreziku për sigurinë kombëtare të Shqipërisë përbëkan, anëtarët e familjes Haradinaj, të cilët dhanë gjithçka në luftë për një Kosovë të lirë dhe për një Shqipëri më të fortë krah Kosovës shtet?
 
Asnjëri prej tyre nuk përbën rrezik për Shqipërinë e zhytur në krim dhe trafiqe ndërkombëtare droge. Përkundrazi, ata do të duhej ta bënin krenar secilin shqiptar, përfshirë ata që kanë hapur debatin rreth kësaj teme.
 
Problemi i atyre që po japin cilësime për këtë “rrezik për sigurinë kombëtare”, nuk është shumë Ilir Meta dhe dekretet e tij, por urrejtja që kanë për kosovarët. Ata që japin kësi cilësime, i duan vetëm paratë e kosovarëve që lënë në bregdetin shqiptar dhe në “postblloqet” e Shefqet Kastratit ku ndalën për të paguar taksën rrugore.
 
Është e natyrshme të mos e duash dikë, në këtë rast, Ilir Metën. Është e natyrshme ta luftosh atë si kundërshtar politik. Por, nuk është e natyrshme të jesh kundër që këto personalitete të Kosovës të cilët kanë lartësuar imazhin e shqiptarëve në skenat më të mëdha të botës, të mos e gëzojnë të drejtën për shtetësi të Shqipërisë.
Dekretet e Ilir Metës i mundësuan Era Istrefit, Majlinda Kelmendit, Uta Ibrahimit, Mrika Nikqit, e shumë e shumë yjeve tjera të shkelnin skenat dhe tokat e atyre vendeve që nuk e njohin Kosovën, siç është Rusia.
 
Pa këto dekrete, shqiptarët do të ishin më të dobët dhe me imazh më të keq sesa që janë sot.
 
Ndaj, siç i kemi duartrokitur dhe falënderuar sukseset e yjeve tona, duhet ta falënderojmë zotin Meta për këto dekrete meritore.
 
Faleminderit!
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave