Festa e sportit në Romë për paraqitjen e librit të Papës
Festa e sportit në Romë për paraqitjen e librit të Papës 08.09.2020 | 10:51
“Vihu në lojë. Mendime mbi sportin”: ky është vëllimi i Shtëpisë Botuese të Vatikanit, që përmbledh pjesët më të rëndësishme të fjalimeve të Papës Françesku në takimet e tij me sportistë nga e gjithë bota. Në librin e përgatitur nga Lucio Coco, me patronazhin e “Athletica Vaticana”, edhe kontributi i kampionëve si Francesco Totti, Alex Zanardi dhe maratonomakja Tegla Loropue.
 
Vlerat olimpike, rëndësia e rregullave, vlerat edukative për njerëzit, kultura e takimit. Këto janë temat, që karakterizojnë mendimet e Papës Françesku mbi sportin, mbledhur në librin “Vihu në lojë”, publikuar nga Shtëpia Botuese e Vatikanit dhe paraqitur në stadiumin e “Terme di Caracalla”, në Romë. Një vend sporti, ndërmjet Romës së lashtë, asaj të krishterë e asaj ndërkombëtare, pasi është vetëm pak hapa nga selia e FAO-s. Dëshmon vullnetin e qytetit, të atletëve dhe të administratorëve të pranishëm për të filluar nga e para, pas muajve të bllokimit, për shkak të koronavirusit. 
 
Një “vitaminë” për të rifilluar
 
Në këtë kuptim, shpjegoi imzot Melchor Sanchez da Toca, zv.sekretar i Këshillit Papnor për Kulturën, fjalët e Papës ndër vite, në takimet e tij me sportistë nga e gjithë bota, janë si “vitamina” për ta ndihmuar sportin të rifillojë. “Në një kohë kur e gjithë shoqëria po përpiqet të vihet sërish në lëvizje”, nënvizoi ai, “Papa na jep një udhëzues të vogël për sportistët, një antologji me mendimet e tij, ku pasqyrohen vlerat themelore të sportit. Sporti, thotë gjithmonë Papa Françesku, është një mjet edukativ shumë i fuqishëm, veçanërisht për të rinjtë, por edhe për gjithë shoqërinë”. Veprimtaria sportive është në gjendje të krijojë “bashkësi të integruara dhe gjithëpërfshirëse”.
 
Kontributi i kampionëve
 
Pasurojnë vëllimin e përgatitur nga Lucio Coco, edhe tri parathënie të shkruara nga po aq kampionë sporti: futbollisti italian Francesco Totti, maratonomakja keniote Tegla Loroupe dhe sportisti italian Alex Zanardi, i cili e shkroi tekstin e tij disa ditë para aksidentit të rëndë, që e detyroi të shtrohet në spital këtë verë. “Një kontribut i vogël, shkruar me zemër nga Alex”, kujtoi Daniela, gruaja e kampionit paraolimpik, në një mesazh./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave