Krerët e FFK-së takohen me kryeministrin Hoti
Krerët e FFK-së takohen me kryeministrin Hoti 28.08.2020 | 10:04
Presidenti Agim Ademi në shoqëri të nënkryetarit, Bakir Burri, sekretarit të përgjithshëm, Eroll Salihu dhe drejtuesve të tifo-grupit “Dardanët”, Lulzim Berisha e Arben Zhjeçi janë pritur sot nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.
 
Në këtë takim është diskutuar për situatën aktuale rreth pandemisë, për gjendjen në futbollin e Kosovës si dhe për dy ndeshjet e radhës që Kombëtarja e Kosovës do t’i luajë në Ligën e Kombeve kundër Moldavisë në Parma dhe kundër Greqisë në Prishtinë. Gjithashtu u diskutua edhe për pengesat dhe dëmin që iu shkaktua ekipeve tona në Evropë.
 
Presidenti Ademi e njoftoi kryeministrin për punën që po bëhet nga FFK rreth përgatitjeve për këto dy ndeshje, por edhe për fillimin e kampionatit të ri që është planifikuar të nis më 12 shtator. Së këndejmi, presidenti Ademi kërkoi nga kryeministri Hoti që në konsultim me institucionet shëndetësore të krijojë mundësi për lejimin e stërvitjeve dhe aktiviteteve për klubet dhe shkollat e futbollit.
 
Tutje, në këtë takim u bisedua edhe për infrastrukturën dhe për nevojën e vazhdimit të bashkëpunimit ndërmjet FFK-së dhe Qeverisë në krijimin e kushteve sa më të mira për të rinjtë me qëllim të avancimit të futbollit tonë, me ç’rast u kërkua investim për rregullimin e stadiumeve të qyteteve dhe klubeve, si dhe menaxhimi i objekteve sportive, veçmas i stadiumit “Fadil Vokrri”, si stadiumi i vetëm i zhvillimit të ndeshjeve të Kombëtares.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave