Moment historik: Kosova katër vjet më parë u pranua në FIFA
Moment historik: Kosova katër vjet më parë u pranua në FIFA 13.05.2020 | 03:29
Katër vjet më parë, më 13 maj të vitit 2016, Kosovës iu realizua ëndrra e anëtarësimin në shtëpinë më të madhe të futbollit botëror, FIFA.
 
Kongresi i FIFA-s i ndjeki rekomandimet e Këshillit të FIFA-s dhe e konfirmoi pranimin e Kosovës si anëtaren e 210-të në organin qeverisës të futbollit botëror. Kosova u pranua me 141 vota pro dhe 23 kundër, transmeton Gazeta Express.
 
Pas pranimit në FIFA, Kombëtarja e Kosovës nisi të zhvillojë ndeshje zyrtare me karakter garues, siç ishin ato për kualifikim në Kupën e Botës Rusia 2018.
 
“Urime për Federatën e Futbollit të Kosovës që u bë anëtarja e 210-të e FIFA-s”, dëgjohet duke thënë moderatori në videon e publikuar nga FIFA, ku shihet duke u zbuluar flamuri i Kosovës në mesin e vendeve anëtare.
 
Rol kyç dhe kryesor për ta bindur Kongresin e FIFA-s ta pranojë Kosovën si anëtare të veten luajti ish-presidenti i FFK-së dhe legjenda e futbollit kosovar, Fadil Vokrri, i cili vdiq dy vjet më pas. /Gazeta Express/
 
Video 
List of videos
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave