Shaqiri drejt thyerjeve te rekordeve
Shaqiri drejt thyerjeve te rekordeve 16.03.2018 | 11:17
Xherdan Shaqiri mund të bëhet lojtari me më së shumti ndikim në aspektin e golave te Stoke City që prej rikthimit të këtij klubi në Premierligën angleze.
 
Futbollisti shqiptar ka realizuar 7 gola dhe 6 asistime deri më tani dhe ky është edicioni më i mirë i tij qysh prej transferimit në Angli në verën e vitit 2015 nga Interi.
 
Vetëm dy lojtarë të Stoke Cityt kanë qenë të përfshirë në më shumë gola në një edicion të vetëm gjatë dhjetë vjetëve të fundit te ky klub në Premierligë. Ata janë Mame Douf, që kishte realizuar 11 gola dhe 3 asistime në edicionin 2014/2015 dhe Marko Arnautovic, i cili kishte shënuar 11 gola dhe 6 asistime në sezonin e kaluar.
 
Shaqiri shihet si njëri prej futbollistëve kyç të Stoke Cityt dhe tifozët e klubit anglez kanë shpresa të mëdha që ai do ta ndihmojë ekipin për t’i shpëtuar rënies nga liga këtë edicion.
 
Stoke City momentalisht gjendet në vendin e 19-të në Premierligë dhe rrezikon rënien në kategorinë e dytë të futbollit anglez.
 
Shaqirit i kanë mbetur edhe 8 ndeshje që ta thyejë një rekord të ri te Stoke City dhe gjithashtu ta mbajë ekipin e tij në Premierligë./Zëri
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave