At Viktor Volaj: “Një lutje e thënë 84 vjet më parë, tejet aktuale”
At Viktor Volaj: “Një lutje e thënë 84 vjet më parë, tejet aktuale” 20.06.2020 | 12:00
Përkujtojmë sot 84 vjetorin e Meshës së parë të françeskanit atë Viktor Volaj, në altarin e së cilës u shqiptua një kushtim, me vlerë për çdo të krishterë të ditëve tona.
 
Po kujtojmë sot Meshën e parë të njërit nga fretërit më në zë të Provincës Françeskane e të kulturës shqiptare, botuesin dhe komentuesin e atë Gjergj Fishtës, sekretarin personal të Atë Anton Harapit, latinistin e leksikografin e shquar, që mbeti në kulturën shqipe si “Akademik pa vepra”, sepse ia përlau, pothuajse të gjitha, vorbulla  e antikulturës komuniste.
 
E kujtojmë me rastin e përvjetorit të Meshës së parë, kremtuar më 30. 06. 1936, në Colleviti (Pescia, Itali) ku kishte studiuar e ku  tha edhe lutjen e parë, tepër prekëse e  tejet aktuale e cila, me pak ndryshime, mund të përsëritet prej çdo besimtari sot, kur koha kërkon nga i krishteri të njëjtat virtyte, që i pati kërkuar Frati i ri në altar 84 vjet më parë. Prej lutjes së tij të parë çdo i krishterë mund të mësojë ende sot çka i duhet kërkuar Zotit në lutje:
 
“Meshtar i ri, tue kushtue për ma të parën herë
flinë e papërlyeme,
lypi, o Jezus: fuqi e qindresë,
apostullim për vedi,
hire e bekime për prind,
për të afërm, për shokë e dashamirë,
pushim e dritë për të dekunt e mi,
ndihmë për provincë e Atdhe të dashun,
paqë për botën e trazueme”.
 
Në shërbim të Zotit
 
Lutjes i paraprijnë fjalët kuptimplote të Shën Palit, shkëputur nga Letra drejtuar Timoteut (1 Tim 1, 12), shkruar në gjuhën latine:
 
“Gratias ago ei, qui me confortavit Christo, Jesus Domino nostro, quia fidelem me existimavit ponens in ministerio (Tim, 1,12)
 
“I falem nderës Zotit tim, që më dha forcë e më zgjodhi për të qenë besnik i Tij, tue më vu në shërbim të vet”.
 
 Kushtimi i Françeskanit të ri, na rikujton se i krishteri duhet t’i shërbejë në radhë të parë Zotit - edhe përmes shërbimit të robit!/Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave