Kështjella e antikitetit Kekola
Kështjella e antikitetit Kekola 28.07.2020 | 10:57
Sipas përngjasimit të emrit të sotëm me emrin antik, jam i mendimit që kështjella e Keqekollës mund të identifikohet me kështjellën Kekola, të cilën e përmend Prokopi i Cezaresë, historiani i oborrit mbretëror të mbretit më origjinë dardane Justinianit, në listën e kështjellave të Dardanisë, në veprën “Mbi ndërtimet”, në shek. VI pas Krishtit.
 
Kështjella ndodhet në fshatin Këqekollë të komunës së Prishtinës, mbi një kodër më pozitë të jashtëzakonshme strategjike, 864 m mbi nivelin e detit. Në popull njihet me fjalën e vjetër shqipe Gjytet. Kërkimet arkeologjike të Institutit Arkeologjik të Kosovës, të financuara nga Ministria e Kulturës dhe kryesuar nga autori i këtij shkrimi janë duke u kryer që nga vitit 2007. Nga kërkimet është konstatuar që kështjella në të gjitha anët ishte fortifikuar me mure  të ngritura me gurë mesatar dhe të vegjël të lidhur më llaç të bardhë gëlqereje, në teknikën opus incertum. Muret rrethuese të trasha rreth 1.80 – 2.00m ruhen mirë në të gjitha anët. Ato ndjekin linjën më të lartë të izohipsës së kodrës duke i dhënë kështjellës trajtën e drejtkëndëshit të çrregullt. Kështjella në anën jugore mbrohej më një kullë drejtkëndore, të ngritur në dy faza. Kulla e fazës së parë është më përmasa 9.45 x 7m. Ajo lidhej në mënyrë organike me muret rrethuese. Kurse në fazën e dytë kulla për t’i përballuar më mirë sulmeve, nga ana e brendshme përforcohet dhe vishet më një shtesë gurëshnë formë drejtkëndëshi, ndërsa nga ana e jashtme më dy mure, të cilat ndërlidhen më murin ballor të kullës dhe formojnë një konstruksion trekëndor. Këto fenomene fortifikimi deri me tani nuk janë pa në kështjellat e Dardanisë. Muret e kullës ruhen deri në lartësinë 4.70m.
 
Në anën veriore të kullës është zbuluar hyrja dhe shkallarja e gurit e përbëra prej 8 shkallesh. Brenda kështjellës janë zbuluar disa objekte banimi, sikurse edhe bazilika më një anijatë, përmasash 12 x 6m. Bazilika ndodhej afërsisht në qendër. Ajo ka qenë e orientuar lindje – perëndim. Ishte ndërtuar më gurë të lidhur më llaç sikurse muret e kështjellës në teknikën opsus incertum, ndërsa muret e saja nga ana e brendshme kanë qenë zbukuruara më afreske. Sipas monedhës së bronzit të perandorit Justinian, të gjetur në pragun e portës datohet saktësisht në shek. VI pas Krishtit.
 
Në anën perëndimore të kështjellës, përafrisht në mesin e murit perëndimor është zbuluar hyrja kryesore, hyrja për karroca dhe në skajin verilindor, hyrja anësore, hyrja për këmbësorë.
Gjetjet arkeologjike, enët e qeramikës, monedhat e Justinianit, veglat e punës nga hekuri, dëshmojnë që kështjella është ngritur në shek. VI pas Krishtit, duke mos përjashtuar mundësinë e përfaqësimit të fazave dardane te epokës parahistorike të bronzit dhe të hekurit, sikurse edhe fazat mesjetare të shek. IX – XI pas Krishtit.
 
Sipas përngjasimit të emrit të sotëm me emrin antik, jam i mendimit që kështjella e Keqekollës mund të identifikohet me kështjellën Kekola, të cilën e përmend  Prokopi i Cezaresë, historiani i oborrit mbretëror të mbretit më origjinë dardane Justinianit, në veprën  “Mbi ndërtimet”, në listën e kështjellave të Dardanisë, në shek. VI pas Krishtit. Kështjella brenda bedenave përfshinë sipërfaqe prej afro 0.60 hektar. Ne anën jugore, aty kodra ka një pozitë më pak të favorshme për mbrojtje, kundruall anëve të tjera janë hapur në një largësi 7 – 10 m, tri hendeqe, gjatësia e të cilave është afro 50m. Ka të ngjarë që këto hendeqe të jen hapur në periudhën dardane të hekurit./drita.info
 
Në ballinë: Kështjella e antikitetit në Keqekollë, shek. VI.
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave