Me 7 korrik kalendari kishtar kujton Shën Astin, ipeshkëv i Durrësit e martir
Me 7 korrik kalendari kishtar kujton Shën Astin, ipeshkëv i Durrësit e martir 07.07.2020 | 11:14
Me 7 korrik, kalendari kishtar përkujton Shën Astin, ipeshkëv i Durrësit e martir. Për Shën Astin gojëdhëna na sjell shumë pak lajme e shumë pak është gërmuar arkeologjia apo ndër kujtesa e ndër libra për ta rikrijuar edhe një herë jetën e këtij bariu martir. Dimë me siguri se Shën Asti ishte ndër ipeshkvijtë e parë të Durrësit gjatë sundimit të Trajanit (98-117), në sa Iliriku qeverisej nga Agrikolao. Pikërisht në këtë kohë u martirizua Shën Asti, sepse nuk pranoi të nderonte shtatoren e Dionizit. Duhet të ketë qenë viti 100, kur ipeshkvi trim derdhi gjakun për Krishtin, duke dhënë dëshminë më lartë.
 
Një ditë të nxehtë të korrikut Shën Astin e zhveshën lakuriq duke i lyer trupin me mjaltë dhe e varën në një pemë, ku dha shpirt pas torturave të mëdha e çnjerëzore.
 
Pastaj trupin e tij e morën të krishterët dhe e varrosën. Më vonë mbi varrin e Shën Astit u ngrit një Kishë e madhe katedrale dhe Shën Asti u shpall mbrojtës i qytetit të Durrësit.
 
Emri i Shën Astit,  gjendet edhe në përshkrimin e martirizimit të Pelegrinit, Luçianit, Ezikut, Papios, Saturninit e Gjermanit që, sapo ishin strehuar në Durrës, panë trupin e Astit akoma të mbërthyer në kryq e, të ngushëlluar nga flijimi i tij, shpallen se ishin të krishterë dhe pësuan menjëherë të njëjtin fat. Menologu i Bazilit e kremton Astin më 6 korrik e po në këtë datë, edhe Vjetari kishtar greko-sllav. Ndërsa në Senasarin e Kostandinopojës, festa e tij kremtohet më 7 korrik, së bashku me Shën Pelegrinin e shokët martirë të Durrësit.
 
Emri i Shën Astit ishte i nderuar në gjithë zonën e Shqipërisë Veriore, gjë që e vërteton Kisha e françeskanëve në Rubik e cila, në se i besojmë dëshmive gojore të përcjella brez pas brezi në popull, duhet të ketë qenë fillimisht e Etërve Benediktinë, për t’u kaluar më pas françeskanëve – siç dëshmon Farlati tek vepra monumentale “Illyricum Sacrum”. Kisha e vogël ishte e pikturuar me afreske, poshtë të cilave shkruheshin citate nga Shkrimi Shenjt si edhe emrat e shenjtërorëve të pikturuar. Ndërmjet tyre ishte edhe emri i Shën Astit, ipeshkvit e martirit të Durrësit./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave