Kisha katolike e Drenicës e shndërruar në kishë ortodokse
Kisha katolike e Drenicës e shndërruar në kishë ortodokse 21.06.2020 | 00:00
Në fshatin Leqinë të komunës së Skenderajt, në trevën e Drenicës, rrëzë një kodre te ulët e të pyllëzuar, të quajtur më toponimin Kisha, jo larg gjurmëve të vendbanimit mesjetar, gjendet kisha mesjetare e shek. XVI kushtuar Shën Gjonit. Kjo kishë ishte ngritur sipëri themeleve të një kishe të shek. XIV, kushtuar Shën Kollit. Kisha është më një anijatë, përmasash 10 x 5.10m. Ajo është restauruar dhe venë nën mbrojte të Ligjit në vitet 60-ta të shek. XX. Përmasat e kishës kanë qenë me të mëdha para restaurimit, gjë që shihet nga vazhdimi i themeleve të pronarteksit në anën perëndimore. Hyrja nga ana e jashtme ndodhet në anën jugore të pronarteksit. Muret e kishës janë ngritur nga gurët konglomerat të lidhur më llaç gëlqeror. Ato kanë qenë të pikturuara nga ana e brendshme me afreske motivesh liturgjike, të cilat në masën me të madhe janë dëmtuar. Trashësia e mureve të jashtme është 90cm, kurse muri ndarës në mes të anijatës dhe pronarteksit është i gjerë 70cm.
 
Sipas një shkrimi të botuar në librin “Kosova dikur dhe sot”, Prishtinë 1973, faqe 951, kjo kishë nga kisha katolike ishte shndërruar në kishë ortodokse: ”…në fshatin Leqinë është një kishë e vogël, shumë më e vjetër sesa Manastiri i Deviqit, për të cilën konsiderohet së se pari ka qenë kishë katolike, e pastaj është shndërruar në kishë ortodokse. Këtu është gjetur një kryq i madh, i stolisur me flori, të cilin fshatarët e kanë ruajtur me gjelozi. Kur banoret e Kollashinit e rrëmbyen ketë kryq, shpërtheu konflikti i armatosur, në të cilin u përzien edhe pjesëtaret e kombësisë shqiptare, në anën e bashkëvendësve të tyre, dhe e kthyen kryqin në kishën e vogël”.
Brenda sipërfaqes prej 5 –6 ari, në terrenin e pyllëzuar të kodrës, në veriperëndim të kishës së Shën Gjonit ndodhen varret mesjetare të shënuara  me lloje të ndryshme të kryqeve të gurit./drita.info
 
Në ballinë: Leqinë, Kisha e Shën Gjonit para restaurimit
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave