Plani serb për dëbimin shqiptar nga Prishtina më 1999
Plani serb për dëbimin shqiptar nga Prishtina më 1999 26.09.2020 | 06:15
Dokumentet që i ka siguruar redaksia e Udhëve, zbardhin dëshminë e një ish pjestari të Grupit të Ndjekjes Operative (GNO) që funksiononte në kuadër të Ministrisë së Punëve të brendshme të Serbisë gjatë vitit 1998-1999. Ky dëshmitar ka dhënë detaje mjaft domethënëse për planin që e kishte përgatitur shteti serb për dëbimin e shqiptarëve nga Prishtina.
 
Me qëllim që rë tmerronin shqiptarët që më pas t’i detyronin të iknin nga Prishtina, Grupi Operativ i Ndjekjes kishin kryer disa vrasje në Prishtinë, por edhe kishin aktivizuar eksploziv në kafeteri dhe lokacione tjera. Sipas dëshmitarit serb, që edhe vet ishte pjesë e këtyre njësiteve policore në Kosovë gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s krejt ky ishte plan i parapërgatitur nga struktura të larta shtetëore që arrinin deri të kreu i shtetit serb Sllobodan Millosheviq.
 
Dëshmitari më datën 20.02.2015 ka dhënë deklaratë para hetuesve të Serbisë për vrasjet që kanë ndodhur në vitin 1998-1999 në territorin e komunës së Pejës, Prishtinës si dhe për veprat e krimeve të luftës kundër popullatës civile në Kosovë. Këtë deklaratë e ka në posedim emisioni “Udhëve” në RTK.
 
Në deklaratën e tij ai ka pohuar se ka mjaft njohuri për krimet të cilat gjatë kohës së luftës në vitin 1999 në Kosovë kanë kryer pjestarët e njësitit aktiv të policisë të cilat në atë kohë ishin pjestarë të GNO-së.
 
Dëshmitari flet për krimet e Grupit të Ndjekjes Operative
 
Meqenëse ka jetuar dhe punuar në Prishtinë prej 12 qershorit 1999, disa ditë pasi NATO kishte filluar bombardimin ndaj Serbisë, ka qenë i angazhuar në njësitin rezervë të policisë, më saktësisht në stacionin numër 2 të policisë në të cilën komandant ka qenë Zoran Vukadinoviq. Angazhimi në polici e ka arsyetuar me vendimin e MUP-it e cila personalisht iu ka shkruar nga Goran Radosavljeviq-Guri dhe të cilën pastaj e ka dorëzuar si justifikim për angazhim në Ushtrinë e Jugosllavisë dhe atë ia ka dorëzuar një oficeri ushtarak me mbiemër Miliq.
 
I kujtohet që atëherë kanë bashkëvepruar me rezervistët e tjerë të policisë në GNO të cilën e komandonte Goran Radosavljeviq Guri, derisa Sreten Popoviq i quajturi POP ka qenë komandant togu i njësitit aktiv të policisë GNO, ndërsa Predrag Vujisiq i quajturi Peki ka qenë komandant togu i njësitit rezervë në GNO.
 
Kush ishin pjestarët e Grupit të Ndjekjes Operative që kryen vrasje e sulme terroriste në Prishtinë?
 
Në deklaratën që e ka në posedim emisioni “Udhëve”, ai ka përmendur me emra pjestarët e Grupit Operativ të Ndjekjes që kishin vrarë disa persona në Prishtinë dhe në lokacione tjera të Kosovës:
 
Predrag Vuisiq, Peki nga Prishtina, i cili është duke vuajtur dënimin me burg për shkak të një vrasjese në Vranjë të Serbisë
Dragan Savoviq, Savke Shumski nga Fushë Kosova, I cili gjithashtu gjendet në burg për shkak të një vrasjeje në Vranjë
Boshko Raiqeviq nga Prishtina, I cili ishte vrarë me eksploziv në makinën e tij në vitin 2012 në Beograd
Predrag Grbiq Grba, nga Prishtina, I cili ishte një kohë të shkurtë në këtë njësit
Tomisllav Jankoviq, nga Prishtina ka qenë vazhdimisht në konflikt me zyrtarët qeveritar
Zoran Saviq Savke nga Prishtina, tash jeton në Panqevë
Voisllav Dimiq, nga Prishtina, tash jeton në Beograd
Dragan Markoviq Cane, nga Prishtina, tash jeton në Kralevë
Dushko Albijaniq Dulle nga Prishtina, ka qenë gazetar, tash jeton në Beograd,
Igor Torllak ka qenë refugjat nga Knini
Nemanja Saveljiq Nece nga Obiliqi, tash pjestarë i xhandarmërisë në Kraljevë
Mihajllo Cudovic i quajtur Cuda nga Prishtina, tash jeton në Nish
Zhebeljan me pseudonimin “Minja” nga Fushë Kosova i cili tash jeton në Karllovcin e Sremit
 
Sa i përket Vlladan Krstoviqit i quajtur Gjugja nga Peja dhe Sasha Qudoviqi nga Peja, I kujtohet se ata s”kanë qenë pjestarë të GNO të SUP-it në Prishtinë. Ai e di që ata kanë qenë shumë të lidhur me Gurin, që me të kanë dalur në aksione dhe në të shumtën e kohës I ka vozitur Sasha Qudoviq.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave