Portreti i gruas dardane nga Vërbani
Portreti i gruas dardane nga Vërbani 04.08.2020 | 22:17
Gruaja e shtresës së aristokracisë është veshur më veshje tipike ilire, fustan më palë, më prerje harkore nën qafë, sipëri të cilit mbi kraharor është hedhur shalli i gjerë, ndërsa koka është mbuluar më shami, e cila bie lirshëm mbi supe. Mund të datohet në gjysmën e dytë të shek. II apo në fillimi të shek. III pas Krishtit.
 
Në fund të shekullit XIX në Vërban të komunës së Kllokotit (Kosova jugore), në vendin ku më gjasë ndodheshin gjurmët e  qytetit Aribantion, njërit nder katër qytetet më të mëdha të Dardanisë,u zbulua rastësisht një skulpturë unike dhe e papërsëritshme deri me tani. Skulptori vendës, emri i të cilit nuk na është i njohur, ka skalitur në mermer të bardhë kokërrmadh portretin – bust të një gruaje dardane, të moshës rreth të dyzetave, më përmasa: lartësi 75cm, gjerësi 55cm dhe trashësi të ruajtur 15cm.
 
Gruaja e shtresës së aristokracisë është veshur më veshje tipike ilire, fustan më palë, më prerje harkore nën qafë, sipëri të cilit mbi kraharor është hedhur një shall i gjerë, ndërsa koka është mbuluar më shami, e cila bie lirshëm mbi supe. Nën shami është vendosur lidhësja e gjerë e flokëve. Qafa e gruas është stolisur më një qafore të madhe me tri medaljone, një medaljon të madh, të rrumbullaket në mes dhe dy medaljone të vegjël në linjën e qafës. Ndërsa veshët janë stolisur më vathë në trajtë të vilës së rrushit.
 
Nën palët e fustanit të nxjerra më mjeshtri të rrallë ravijëzohet forma e trupit, ku spikasin gjinjtë. Me mjeshtri të rrallë janë skalitur edhe tiparet kokës, fytyra vezake, sytë e mëdhenj në formë bajameje, më bebëza theksuara më dy vrima të thelluara, kapak dhe vetulla harkore. Faqet janë dhënë të plota e të shëndetshme, ndërsa goja e vogël më buzë të shtrënguara. Bukurinë e tipareve të fytyrës duket që e cenon paksa hunda asimetrike.
 
Veshja, fustani dhe shamia ndeshen në një territor të gjerë te trevave ilire, sikurse në  Dalmaci, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoni dhe Kosovë deri të Nishi.
 
Veçanërisht ndeshet në monumentet e Dardanisë, ndërsa medaljoni ndeshet kryekëput në Dardaninë qendrore ( Kosovën e sotme). Portreti i gruas dardane nga Kllokoti është pothuajse identik më paraqitjen relievore të një gruaje nga një stele dardane nga Peja. I takon gjysmës së dytë të shek. II apo në fillim të shek. III pas Krishtit.
 
Skulptura gjatë mbajtjes së dhunshme në një shkollë fillore të Kllokotit ka pësuar dëmtime në anën prapme, në mjekër dhe në anën e poshtme të kraharorit. Ruhej në Muzeun e Kosovës. Në vitin 1988 është dërguar në Beograd së bashku më qindra eksponate të tjera ekskluzive të thesarit arkeologjik dhe etnografik të Kosovës, të përgatitura për ekspozitë të përhershme./drita.info
 
Në ballinë:  Busti i gruas dardane nga Vërbani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave