Relievi i hyjnive të verës në Dardani
Relievi i hyjnive të verës në Dardani 08.01.2021 | 20:00
Relievi i kultit të hyjnive të verës, deri me tani i pari në Dardaninë qendrore, ofron të dhëna për adhurimin e kultit të Dionizit nga dardanët, kultivimin e hardhisë së rrushit dhe prodhimin e verës. Hardhia e rrushit, sipas traditave të antikitetit, kultivohej thuajse në të gjitha vendbanimet kodrinore të komunës së Istogut dhe përgjithësisht në trevën e Podgurit deri para tri dekadave. Relievi i takon fundit të shek. II apo fillimit të shek. III pas Krishtit.
 
Pas vërshimeve të përroit Lugu i Madh në fshatin Vrellë të komunës së Istogut, ku ndodhen gërmadhat e një qyteze a qyteti të antikitetit dhe të mesjetës, me 2007 u zbulua një pllakë votive mermeri, nga E. Danaj. Pllaka i përkushtohet kultit të hyjnive të verës. Ajo është skalitur në reliev të ulët. Ka formë të ikonës më mbaresë harkore, përmasash 51 x 46 x 11 -18cm. Në anën e përparme, në një çast festimi janë paraqitur pesë figura portretesh mitologjike, hyji i verës, haresë dhe vegjetacionit, Liberi (Dionizi) dhe shpura e tij.
 
Liberi është dhënë frontalisht në qendër të relievit, me përmasa më të mëdha së sa figurat tjera, gjysmëlakuriq, i veshur më lëkuren e  kaprollit apo të panterës dhe i mbathur me çizme. Me dorën e djathë, (tashti të dëmtuar më gjithë kokë ) siç duket mbante vilën e rrushit, ndërsa me dorën e majtë ka përqafuar Satirin, gjysmë hyjninë e pyjeve.
 
Satiri, të cilit i mungon koka dhe dora e majtë është dhëne lakuriq, me dorën e djathë mban për brezi Liberin. Në anën e djathtë të Liberit, duket koka e bukur e një femre, më gjasë e hyjneshës Libera – Bakha, mbrojtëse e bujqësisë, pastaj Sileni dhe Pani (Silvani).
 
Sileni, demoni i egër është dhënë si plakë më flokë të rëna dhe më mjekër. Në duar mbanë cjapin për flijim.
 
Pani, prej nga rrjedhe fjala panik është shfaqur gjysmëlakuriq, me pamje të frikshme, mjekër të gjatë, brirë në kokë, këmbë të dhisë, ulur në një shkëmb duke i renë fyellit të barinjve – siringës.
 
Përgjatë terë shiritit të majtë të relievit duket dega e hardhisë së rrushit, kurse poshtë në bazament ena e verës, kantari, të cilat  janë simbole të kultit të Dionizit (Liberit) dhe motive të përhershme të stelave dardane. Relievi i kultit të hyjnive të verës, deri me tani i pari në Dardaninë qendrore ofron të dhëna për adhurimin e kultit të Dionizit nga dardanët, kultivimin e hardhisë së rrushit dhe prodhimin e verës.
 
Hardhia e rrushit, sipas traditave të antikitetit, kultivohej thuajse në të gjitha vendbanimet kodrinore të komunës së Istogut dhe përgjithësisht në trevën e Podgurit deri para tri dekadave. Relievi i takon fundit të shek. II apo fillimit të shek. III mbas Krishtit. (Nga libri: H. Mehmetaj, Trashëgimia arkeologjike e komunës së Istogut, Prishtinë 2016, f. 60 -61, fig.54.)./drita.info
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave