Vrapuesja e Prizrenit në Muzeun Britanik
Vrapuesja e Prizrenit në Muzeun Britanik 08.07.2020 | 23:00
Këtë vepër unikale, gjetje të rastit e dërgoj në Muzeun Britanik (BritishMuzeum) të Londrës, ku ndodhet edhe sot, arkeologu anglez Artur J. Evans, në gjysmën e dytë të shek. XIX. Vrapuesja e Prizrenit i takon afërsisht fundit të shekullit VI apo fillimit të shekullit V para Krishtit.
 
Ndër veprat më të bukura të artit të skulpturës së imët, jo vetëm në Dardaninë qendrore (Kosovën e stome), por edhe në Gadishullin Ilir, do radhitur shtatoren e një vajze të gjetur në Prizren. Shtaroja e vajzës është derdhur në bronz. Ajo është veshur më një fustan (kiton), të gjatë e të hollë, i cili i lë të zbuluar një pjesë të kraharorit, gjirin e majtë, dhe këmbët deri mbi gjunjë. Nën fustan që është të veshur drejtpërsëdrejti në trup ravijëzohen konturat e trupit të zhvilluar harmonik e muskulor dhe beli i ngushtë. Vajza është përjetësuar në një pozicion vrapimi, me kokë të kthyer nga ana e djathtë, këmbë të majtë të hedhur përpara, kurse këmben e djathë e cila peshon në gishtërinj e ka të lakuar në gju. Më pëllëmbën e dorës së djathë ka ngritur fustanin deri mbi gju për të mos e penguar në vrapim, ndërsa dorën e majtë e ka lakuar në bërryl dhe e mban në lartësi të belit.
 
Më frymëzim të veçantë janë punuar edhe tiparet e fytyrës, hunda e drejtë, buzët senzuale dhe faqet e plota që sugjerojnë shëndetin dhe vitalitetin. Kaptinë në vete është gjithashtu modelimi i frizurës, flokët e krehura e të ndara në mes, të cilat janë lidhur në gërsheta dhe lëshohen poshtë shpinës.
 
Punimi i shtatores se Prizrenit në pozicion vrapimi, hapi elegant e ngadhënjimtar, shikimi bredhës i syve të shqetësuar më të cilët duket që vajza përcjellë shoqet e saja garuese, si dhe trupi i zhdërvjellët e muskulor janë tipare të atletes, përkatësisht vrapueses me individualitet të theksuar në një garë vrapimi. Pra, s’do mend, artisti që e punoi portretin e vrapueses ka qenë i inspiruar nga lojërat sportive që organizoheshin në antikitet me rastin e festave të ndryshme dhe gëzonin popullaritet të madh. Për rëndësinë e tyre dhe  pjesëmarrjen e barabartë të femrave krahas meshkujve flet historiani dhe filozofi i antikitetit  Plutarku.
 
Paraqitja e femrës në pozicion vrapimi për herë të parë shfaqet në ishullin Dellos në vitin 550 para Krishtit dhe shënon revolucion në skulpturë. Vrapuesja e Prizrenit i takon afërsisht fundit të shekullit VI apo fillimit të shekullit  V para Krishtit. Këtë vepër unikale, gjetje të rastit e dërgoj në Muzeun Britnik (British Museum) të Londrës, ku ndodhet edhe sot, arkeologu anglez Artur J. Evans në gjysmën e dytë të shek. XIX./drita.info
 
Në ballinë: Vrapuesja e Prizrenit (dizajn : Dukagjin Mehmetaj)
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave