1 maji: Për punëtorët protestuan sindikalistë e aktivistë, punëtorët në pushim
1 maji: Për punëtorët protestuan sindikalistë e aktivistë, punëtorët në pushim 01.05.2022 | 00:00
Nga Ngadhnjim Avdyli
 
Kushdo që ka thënë se punëtorët kosovarë nuk protestojnë por festojnë për Ditën e tyre Ndërkombëtare, ka pasur të drejtë! Sot nëpër sheshet e Prishtinës u bë thirrje për bashkim të punëtorëve kundër shtypjes që vazhdon t’u bëhet, për punën e papaguar të grave, e të tjera. Por, madhësia e protestës ishte shqetësuese. Dhe për më tepër, kjo protestë u bë nga aktivistë të shoqërisë civile dhe përfaqësues sindikalë nën mungesën gati/ndoshta absolute të vetë punëtorëve të shtypur.
Prej orës 11 protestonte Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), nën thirrjen “Qeveri-Kompani Private hapni sytë, punëtorët po shkojnë”.
 
Përderisa në medsitë nisi protesta nën organizimin e Bllokut Anti-Kapitalist dhe ku marshonin nëpër sheshet e rrugët e Prishtinës me thirrjen ballore “Për shoqëri të lirë dhe të barabartë”.  
 
E përbashkëta e dy protestave ishte numri tmerrësisht i vogël i protestuesve; që së bashku nuk numëronin më shumë se 70 deri në 80 protestues maksimumi.  
 
‘‘Po get krejt kanë shku në pushim’’ – i tha një protestuese gazetës Nacionale, duke mos dashur të identifikohet pasi organizata ku ajo punon nuk ia lejon prononcimet për media. 
 
Protestuesja duke përfolur numrin e vogël të protestuesve më 1 Maj, ndër tjera, e lidhi këtë me zakonin që ditët e festave lidhin ditët e pushimit. Ajo, po ashtu, e përmendi zakonin që kosovarët kur ka ndërlidhje të tilla të ditëve të pushimit ia mësyjnë bregdetit shqiptar apo maleve nëpër Kosovë.
 
Sidoqoftë, përveç të përbashktës me protestues, kontradiktat mes dy organizimeve protestuese ishin të dukshme. 
 
Edhe rrugët që morrën e thirrjet por edhe mosha e tyre dallonte.  
 
Protestuesit e BSPK-së u mblodhën tek sheshi ‘‘Zahir Pajaziti’’ dhe marshuan prej aty kah sheshi ‘‘Nënë Tereza’’ për t’u ndalur para Teatrit Kombëtar ku edhe mbajti fjalim udhëheqësi i tyre, Atdhe Hykolli, i cili nisi fjalimin me kërkesën për një minutë heshtje për punëtorët që kanë vdekur në vendin e punës. 
 
’Pronarët e kompanive sillen ndaj nesh sikurse ne të jemi makina amortizuese dhe në një moment kur ne e humbim fuqinë tonë, këta na hedhin në rrugë sepse këtë shteti ua lejon’’ –  tha Hykolli para protestuesve të thirrur nga BSPK-ja dhe që kryesisht ishin me kollare, mbanin shumë pak pankarta nëpër duar, dhe ishin më të heshtur.  
 
“I nderuar Z. kryeministër i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, një pyetje për ju: Pse në ditën e vikendit, pse në ditën e festës, pse na shtyre që të dalim dhe të protestojmë?” – thoshte kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privar, Jusuf Azemi, përderisa akuzonte Qeverinë e Kosovës se s’po bënë asgjë për punëtorët. 
Protestuesit e Bllokut Anti-Kapitalist përveç që morën rrugë më të gjatë dhe u ndalën para ndërtesës së qeverisë u ndalën edhe para Inspektoriatit të Punës ku e vendosën një tymuese të kuqe.
 
Panakartat e Bllokut Anti-Kapitalist (pjesë Grupi Anarko-Sindikalist i Prishtinës, Delberizm dhe Aktivistet/ët) ishin pak më shumë në numër, më të zhurmsëhm, me pankarta më thumbuese, me tymuese, e me protestë kundrejt çdo diskriminimi dhe me thirrje për ndryshim të sistemit ekonomik e politik në vend. 
 
“Puna e papaguar e grave e mban shtetin!”, “Equal rights for all, special privileges for none!”, “Refuzoj t’i nënshtrohem shefave”, “Pagë për punë të shpisë”, ‘‘Poshtë kapitalizmi’’ apo ‘‘Poshtë patriarkati’’ ishin parullat e marshuesve protestues. 
 
Përgjatë gjithë marshit të Bllokut Anti-Kapitalist vërehej numër më i madh i policisë se që u pa në protestën e orës 11. Bile kishte më shumë policë me rroba civile që ndiqnin hap pas hapi portestuesit, apo edhe përziheshin mes protestuesve, ani pse dukej se ishin policë.
 
Tjetërçka që ra në sy ishte se tre a katët policë civilë vazhdimisht u bënin fotografi protestuesve. Të zakonshmit e protestave në Prishtinë ishin edhe tre pjestarë të KFOR-it italian në Kosovë që gati në çdo protestë janë të dukshëm. Pjesëtarët e KFOR-it vazhdimisht përcjellnin protestuesit si dhe fotografonin protestuesit dhe gazetarët, e po ashtu edhe policët e Kosovës.
Sidoqoftë, marshi i grupit përfundoi me deklarta të protestuesve nga dera e ndërtesës së qeverisë. 
 
‘‘Të punosh sot në Kosovë, ndonëse në kushte çnjerëzore, është privilegj racor’’ – thuhej në deklaratën e Bllokut Anti-Kapitalist duke veçuar diskriminim racor, dhe ekonomik, të komuniteteve Rom, Ashkalinj dhe Egjiptas – komunitete që, sipas protestuesve, marrin punët me denigruese e më keq të paguara në vend, dhe kjo ndodh për shkak të diskriminimit racor./Nacionale.com
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave