Dritat e Krishtlindjes në Pjetërshtan, homazh për gratë e vrara
Dritat e Krishtlindjes në Pjetërshtan, homazh për gratë e vrara 03.12.2022 | 12:00
Pikërisht në nderim të Hamide Magashit, por edhe Sadije Miftarit e cila po ashtu u vra nga bashkëshorti i saj, në Pjetërshan të Gjakovës u ndezën dritat e fund vitit të cilat kësaj radhe u bënë si homazh për gratë e vrara.
 
Aty u bë thirrje për paqe, dashuri, solidaritet dhe mirëqenie për të gjithë.
 
Për vite me radhë, në prag të festave të fund vitit, Pjetërshani i Gjakovës merr këtë pamje.
 
E gjithë kjo është rezultat i punës vullnetare të rinisë së Pjetershanit thotë famullitari i Kishës, Don Marjan Ukaj, i cili ndezjen e dritave këtë vit ua dedikoi dy grave që u vranë gjatë kësaj jave.
 
Ndezja e dritave në Kishën e fshatit po shihet si mesazh për paqe, dashuri, solidaritet dhe mirëqenie për të gjithë.
 
Përveç dekorimeve të Kishës dhe oborrit të saj, banorët e Pjetërshanit çdo vit angazhohen edhe për ndërmarrjen e aktiviteteve humanitare të cilat kanë për qëllim ndihmën për familjet me nevojë në këtë lokalitet./rtklive.com
 
Video 
List of videos
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave