Kampionet olimpike të Kosovës në Forcat e Armatosura Shqiptare, Kuka komenton vendimin e Edi Ramës
Kampionet olimpike të Kosovës në Forcat e Armatosura Shqiptare, Kuka komenton vendimin e Edi Ramës 19.09.2021 | 11:32
“Propozimi i kryeministrit shqiptarë dhe vendimi i qeverisë shqiptare që kampionet tona olimpike të përfshihen në Forcat e Armatosura Shqiptare është privilegj dhe nderë i veçantë për garueset tona dhe federatën tonë", thotë për gazetën kombëtare “Bota sot”, Agron Kuka, president i FXHK-së.
 
Edi Rama ka thënë se do të krijohet një njësi speciale e kampionëve që meritojnë të trajtohen gjithë jetën me një status të veçantë.
 
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përfshin në Ushtri kampionet olimpike të Kosovës, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, ky vendim është përshëndetur nga Agron Kuka, president i Federatës së Xhudos së Kosovës. 
 
Kuka tha se vendimi i Qeverisë Shqiptare është privilegj dhe nderë i veçantë për garueset e tij dhe Federatën e Xhudos së Kosovës. 
 
Kuka tregon se mbështetja e shtetit shqiptar është edhe në aspektet tjera.
 
“Propozimi i kryeministrit shqiptarë dhe vendimi i qeverisë shqiptare që kampionet tona olimpike të përfshihen në Forcat e Armatosura Shqiptare është privilegj dhe nderë i veçantë për garueset tona dhe federatën tonë.
Në të majtë Nora Gjakova, në mes Edi Rama dhe në të djathtë Distria Krasniqi 
 
Përveç kësaj nuk është hera e parë që institucionet e shtetit amë na kanë mbështetë nderuar e edhe dekoruar sportistët por edhe trajnerin Driton Kuka”, - thotë Agron Kuka për gazetën kombëtare “Bota sot”. 
 
Më tej tregon edhe për mbështetjen tjetër të rëndësisë së veçantë, që i kanë tejkaluar pengesat që kanë hasur me disa shtete.
 
“Mbështetja tjetër e rëndësisë së veçantë nga Shqipëria për federatën tonë ka ardhur edhe me pajisjen e sportistëve tanë me shtetësi shqiptare.
 
Me këtë ne kemi tejkaluar pengesat që kemi hasur në shtete të ndryshme që se njohin pasaportën kosovare.
 
Andaj si kryetar i federatës së xhudos e vlerësoj lartë vendimin e kryeministrit Edi Rama si dhe gjitha institucionet tjera shqiptare për mbështetjen. Veprimet e tilla eliminojnë barrierat ndërshqiptare e jo retorikat e zbrazëta”, shprehet Kuka.
 
Edi Rama ka thënë se do të krijohet një njësi speciale e kampionëve që meritojnë të trajtohen gjithë jetën me një status të veçantë.
 
“Vendimi tjetër i rëndësishëm jo vetëm simbolikisht, por edhe praktikisht, është vendimi për përfshirjen në strukturat e Forcave të Armatosur të dy fituesve të medaljeve të arta në Lojërat Olimpike Tokio 2020, të dy shqiptareve nga Kosova, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, të cilat kanë arritur diçka që është absolutisht e jashtëzakonshme, të cilat po ashtu kanë shprehur interesin për tu bashkuar me Forcat e Armatosura të Shqipërisë”, ka thënë Rama.
 
 
 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave