Protestë: Vrasjet e grave të trajtohen si urgjencë kombëtare
Protestë: Vrasjet e grave të trajtohen si urgjencë kombëtare 26.08.2021 | 11:02
“Monitorim", "sanksionim", "shkarkim" ka nisur protesta ku po kërkohet që vrasjet e grave të trajtohen si urgjencë kombëtare.
 
Dhjetëra protestues janë mbledhur pranë objektit të Ministrisë së Drejtësisë ku po kërkojnë shkarkimin e të gjithë gjykatësve, prokurorëve dhe policëve që nuk i trajtojnë rastet me seriozitet, sipas Kodit të Procedurës Penale. 
 
"Krejt vrasësit e grave po ju dalin recividistë", "poshtë institucionet patriarkale", "Kjo ministri i ka duart me gjakun e grave", "Jeta e grave hajgare për shtetin" janë thirrjet më të shpeshta të tyre.
 
Protesta organizohet nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist-QIKA, Rrjeti i Grave të Kosovës, Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut dhe Qendra Kosovare për Studime Gjinore.
 
Marshi protestues fillon nga Ministria e Drejtësisë, për të vazhduar tek ajo e Punëve të Brendshme dhe përfunduar pranë Qeverisë së Republikës së Kosovës.
 
Protesta vjen pas vrasjes së Marigona Osmanit në Ferizaj. I dyshuari kryesor Dardan Krivaqa me të cilin ka qenë në lidhje martesore për dy muaj, ndodhet në paraburgim një muaj. 
 
Ky marsh protestues ka këto kërkesa: trajtimin e femicidit si urgjencë kombëtare, krijimin e një departamenti brenda Ministrisë së Brendshme për parandalim dhe trajtim të femicidit, monitorim, sanksionim dhe shkarkim të gjyqtarëve, prokurorëve, dhe policëve të Kosovës që nuk i trajtojnë rastet me seriozitet dhe ndjeshmëri gjinore, sipas Kodit Penal të Kosovës dhe Konventës së Stambollit; llogaridhënie nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokurorial i Kosovës, dhe Inspektorati Policor për këto raste të shkeljeve, plan konkret nga Qeveria e Kosovës për luftimin e dhunës me bazë gjinore dhe siguri për vajzat dhe gratë në të gjitha hapësirat.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave