Pulla postare"30 Vjetori i Referendumit të Pavarësisë"
Pulla postare"30 Vjetori i Referendumit të Pavarësisë" 24.09.2021 | 23:50
Me rastin e shënimit të 30 Vjetorit të referendumit të pavarësisë, Filatelia e Kosovës më 26.09.2021, emeton emisionin e ri të pullës postare të titulluar: “30 Vjetori i Referendumit të Pavarësisë”.
 
Me imazhin e kësaj pulle postare, Posta e Kosovës nderon aktin sublim të vullnetit politik të popullit shumicë të Kosovës të shprehur në referendumin e datës 26 shtator 1991, për shpalljen e Kosovës shtet të pavarur, ngjarje  që u shënua në të gjitha dokumentet relevante ndërkombëtare. 
 
Në këtë ditë, qytetarët me shumicë absolute ishin deklaruar pro pavarësisë së Kosovës, me ç’rast u vërtetua edhe Deklarata e Pavarësisë dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës, të miratuara një vit më parë. Mbajtja e zgjedhjeve të para demokratike, parlamentare e presidenciale të vitit 1992, e dëshmuan përpjekjen e popullit tonë për një shtet demokratik. 
 
Populli ynë në vazhdimësi pati përpjekje për liri e pavarësi përmes politikës paqësore, ndërsa çlirimi i Kosovës nga pushtimi ish jugosllav u arrit më 12 qershor 1999, falë sakrificës së popullit me luftë çlirimtare të udhëhequr nga UÇK-ja dhe të mbështetur nga NATO-ja. 
 
Nga 17 shkurti 2008, Kosova u shpall shtetit i pavarur dhe sovran i njohur nga më se 117 shteteve mike. 
 
Filatelia e Postës së Kosovës, do të vazhdojë edhe në të ardhmen të shpalos vlera të ndryshme që ka vendi  ynë, ajo përmes pullave postare me pamje të bukura mbresëlënëse po pasuron çdo herë fondin e saj, si dhe po promovon shtetin tonë kudo nëpër botë./rtklive.com
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave