Shënohet 24-vjetori i eksodit të shqiptarëve nga Kosova
Shënohet 24-vjetori i eksodit të shqiptarëve nga Kosova 17.04.2023 | 19:41
16 prilli është data kur në Kukës shënohet Dita e Eksodit, si shenjë falënderimi dhe respekti për të gjithë ata që hapen dyert e veta për të pritur vëllezërit e tyre shqiptarë nga Kosova kur ata po dëboheshin nga shtëpitë e tyre nga regjimi i Serbisë. Edhe këtë përvjetor qytetarë të shumtë u nisën drejt qytetit verior të Shqipërisë, për t`i falënderuar kuksianët për mikpritjen dhe bukën që ndanë me popullatën e shpërngulur me forcë.
 
Është viti i 24 prej kur qytetarë të shumtë nga Mitrovica dhe qytete të tjera të Kosovës vizitojnë Kukësin, për të kujtuar kështu dëbimin masiv të vitit `99 nga forcat serbe.
 
Për më shumë se dy dekada, këtë rrugë e bën edhe Bilall Hasani nga Mitrovica.
 
” Familjen e kam pas në Gostil, kanë jetua mirë i kanë prit mirë, te Rexhep Cena kanë qenë “,  tha Bilall Hasani  nga  Mitrovica.
 
Eksodi `99 kalimin e pikës kufitare e bëri në këmbë, ndërsa emocioni është i njëjtë.
 
” Realisht ne kemi një emocion të paparë kryesisht për ata njerëz që kanë përjetuar ato ngjarje tragjike , që në fund fatbardhësisht përfunduan me një krenari të veçantë”, tha Mustaf Kryeziu  nga Këshilli organizativ.
 
Në Vërmicë kolonën e këtij manifestimi e shoqëroi ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi.
 
“Kjo që po ndodh sot është vetëm një simbolikë, sepse, lufta njerëzit i bashkoi edhe më tej, i bëri që të jenë krah njëri tjetrit , të bashkëpunojnë të punojnë për të arritur një qëllim të përbashkët në interes të kombit”,  tha Qemajl Minxhozi,  ambasador i Shqipërisë në Kosovë.
 
Për herë të parë në pikën kufitare të Vërmicës u ekspozuan 99 fotografi të fotografit Asllan Krasniqi, të shkrepura pikërisht këtu.
 
” Në maj të vitit 99 janë bërë pikërisht këtu”, tha Asllan Krasniqi, fotograf.
 
Deri në qytetin e Kukësit kolona me qytetarë nga Kosova u shoqërua nga policia e shtetit shqiptar.
 
Ndërsa në destinacion pjesëmarrësit e Eksodit 99-të i priti kryebashkiaku i Kukësit.
 
“Ju uroj mirëseardhje në Kukës, si sot 24 vjet më parë, Kukësi ishte plot me 500 kosovarë vëllezërit tonë që si në shtëpi të vet , e kështu që kjo është shtëpi e përbashkët tashmë”, Safet Gjici, kryetar i Bashkisë së Kukësit.
 
Gjatë gjithë ditës qytetarët nga Kosova shëtisin dhe kujtojnë për të mos harruar kurrë pranverën e vitit 1999.RTK
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave