Shoqata “Miqtë e Amerikës” me ekspozitë me fotografi për sulmet e 11 shtatorit
Shoqata “Miqtë e Amerikës” me ekspozitë me fotografi për sulmet e 11 shtatorit 11.09.2021 | 11:01
Shoqata “Miqtë e Amerikës” për nder të 20-vjetorit të sulmeve me 11 shtator në Shtetet e Bashkuar të Amerikës ka bërë hapjen e ekspozitës me fotografi që lidhet me ngjarjet e 11 shtatorit në SHBA, dhe aktivitetet e zhvilluara nga shoqata gjatë viteve, raporton Ekonomia Online.
 
Agim Rexhepi, kryetar i shoqatës tha se asnjëherë populli i Kosovës nuk e harron kontributin e ShBA-së, prandaj edhe po nderojnë e përkujtojnë këtë ngjarje.
 
“Populli i Kosovës asnjëherë nuk do ta harrojë kontributin e ShBA-së që ka bërë përgjatë historisë. Veprimi i fundit që ka qenë i jashtëzakonshëm shndërrimi i FSK në ushtri. Kjo ka qenë një mrekulli për gjeneratat e ardhshme që do të kenë benefite”.“Jo rastësisht e kemi zgjedhur këtë vend. Kemi dashtë me tregu që kemi institucione. Nuk është ka punohet mjaftueshëm sepse aleati jonë ShAB nuk është e mjaftueshme vetëm me deklarata, por forma të tjera dëshmojnë sinqeritetin dhe respektin që kanë institucionet karshi ShBA”. Doktor Hysen Hyseni, tha se si popull do të jemi falënderues ndaj Amerikës, raporton EO.
 
“Duhet më shumë kujdes në këto kujtime sepse kemi borxh gjithë vendit tonë. Kosova e përkujton gjithmonë këtë ditë dhe lavdi u qoftë të gjithë atyre që kanë ndërruar jetë”.Kjo shoqatë për nder të kësja dite fillimisht ka ndez qirinj pranë Obeliskut në oborrin e Qeverisë.Përderisa garda ceremoniale e Forcës së Sigurisë së Kosovës, prestarë të Policisë, zjarrfikës e mjekë u bënë bashkë në sheshin Bill Clinton në Prishtinë dhe bën uljen e flamurit në gjysmë shtizë pranë shtatores së ish-presidentit.
 
 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave