Uliks Gjonaj, shqiptari i parë që hyri në Njësinë Speciale të Amerikës
Uliks Gjonaj, shqiptari i parë që hyri në Njësinë Speciale të Amerikës 07.05.2022 | 23:37
Uliks Gjonaj është shqiptari i parë që është bërë pjesë e Njësisë Speciale të Amerikës.
 
Rrëfimin e tij, ai e ka nda për ATV, ku ka treguar se në vitin 2004 ka emigruar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
 
Pas një kohe Gjonaj është kyqur në fushën e sigurisë, kështu hap pas hapi deri sa është bërë pjesë e Njësisë Speciale amerikane.
 
“Në fakt unë jam i certifikuar në shumë disiplina apo sisteme duke filluar nga sistemi Izraelit Commando Krav Maga – Instruktor i nivelit të tetë, pastaj i certifikuar dhe i licencuar si ekspert dhe Instruktor i Instruktorëve nga Departamenti i Policisë Amerikane në këto sisteme: Police Combat, Counter-Terrorism, S.W.A.T. Training, High Risk Traffic Stops, Smart Defense, CQB Military Training, Close Protection Operations etj”.
 
“Pastaj me trajnimet e vazhdueshme nëpër akademi, ka ardh puna që të lajmërohem, dhe kisha dëshirë që të jem instruktor i një njësiti që është top”.
 
“U deshën disa testime, disa përgatitje – nuk e pata të vështirë të depërtojë, edhe besueshmëria ishte e madhe. U regjistrova, fillova trajnimet dhe pas një viti e gjysmë të jem aty”, ka thënë Gjonaj, i cili ka treguar se një pjesë të shkollimit për këtë fushë e ka kryer në Izrael.
 
Uliksi ka lindur në Planqor të komunës së Gjakovës. Aty ka përfunduar shkollën fillore, gjimnazin në Gjakovë dhe dy vite të fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave