Veprimtari për mbledhjen e fondeve për fëmijet e prekur nga sëmundje të rënda
Veprimtari për mbledhjen e fondeve për fëmijet e prekur nga sëmundje të rënda 17.11.2021 | 11:43
Me kostume të heronjve të filmave të animuar, alpinistë të klubit Prishtina u lëshuan me litarë nga ndërtesa e klinikës së Pediatrisë në Kosovë për të argëtuar fëmijët që janë të shtrirë në këtë spital.
 
Kjo veprimtari ka për qëllim mbledhjen e fondeve për ilaçe për fëmijët që janë të prekur nga kanceri.
 
Floriana Bajrami nga organizata “Care for Kosovo Kids”, thotë se përveç mbledhjes së fondeve, nëpërmjet këtij organizimi synohet edhe ndërgjegjësimi i i qytetarëve për të mbështetur fëmijët e prekur nga sëmundjet.
 
“Një prej arsyeve tjera është që të sigurohen dy pajisje diagnostifikuese për të cilat ka nevojë klinika. Jemi shumë prej neve që jemi veshur me kostume të ndryshme dhe po i gëzojmë fëmijët nëpër dritare edhe kisha me thanë se ky është qëllimi madhor i joni që me sjellë gëzim te këta fëmijë që me i ndihmu për të kaluar këtë situatë në të cilën janë, më shpejt dhe më mirë”, tha ajo.
 
Zonja Bajrami thotë se organizata e saj siguron çdo vit ilaçe për fëmijët e prekur nga kanceri dhe se që nga viti 2013 ka ndihmuar në trajtimin e 420 fëmijëve.
 
“Kjo iniciativë nënkupton shumë për fëmijët të cilët kanë nevojë për ndihmën e ilaçeve të cilët janë të prekur me kancer kështu që ne si alpinist kemi bërë lëshimin me litarë”, tha alpinisti Ardit Gagica.
 
Qëndrim Sopi nga Klubi Alpin Prishtina, thotë se kjo është hera e dytë që po merr pjesë në lëshimin me litarë.
 
“Është diçka që mundohemi sadopak t’i argëtojmë fëmijët të cilët gjenden në shërim në këtë spital”, tha ai.
 
“Kjo është më e pakta që mundemi me bo dhe po besoj që secili njeri me një gjest shumë të vogël mund të bëj diçka shumë të madhe, që për fëmijët që janë në këtë vend ka të bëj tepër shumë”, tha Arbërie Pacolli.
 
Sipas autoriteteve çdo vit në Kosovë diagnostikohen rreth 50 fëmijë me kancer ndërsa më i shpeshti është ai që prek qelizat e gjakut. Sfidë sipas ekspertëve shëndetësore mbetet mungesa e trajtimit të sëmundjeve të rënda në spitalet e Kosovës./Zeri i Amerikes
 
Video 
List of videos
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave